Është koha e futbollit të sheikëve. Vërtet paraja nuk është gjithçka në futboll, por është shumë, shumë e rëndësishme në kohët e sotme, sepse më të mirët kushtojnë. Revista prestigjioze “Forbes” ka publikuar së fundi 10 pronarët e klubeve të futbollit me pasurinë më të madhe.
Kush është skuadra më e pasur në botë? Nuk mund ta imagjinoni! Ajo është pjesë e Segunda Division në Spanjë. Bëhet fjalë për Real Oviedo, që në vitin 2012 u ble nga Karlos Slim Helu, manjati meksikan që është edhe njeriu i 5-të më i pasur në botë. Pasuria e tij kap shifrën e 59.2 miliardë dollarëve. Pas tij vjen pronari i Renes, Fransua Pinolt.
Dy klube italiane në këtë klasifikim, Interi i Zhang Jindong që mban vendin e 9-të dhe Juventusi i Andrea Anjelit që mban vendin e 5-të.
10 pronarët më të pasur të klubeve
1-Karlos Slim (Real Oviedo) – 59.2 miliardë dollarë
2-Fransua Pinolt (Renes) – 31.7 miliardë dollari
3-Mansur bin Zaid Al Nahian (Mançester Siti) – 23 miliardë dollarë
4-Dietrish Mateshic (Nju Jork Red Bulls, RB Lajpcig, Red Bull Salcburg, Red Bull Brasil) – 18.9 miliardë dollarë
5-Andrea Anjeli (Juventus) – 15.9 miliardë dollarë
6-Roman Abramoviç (Çelsi) – 12.4 miliardë dollarë
7-Filip Anshuc (Los Anxheles Galaksi) – 11 miliardë dollarë
8-Stanli Kroenke (Arsenal) – 8.8 miliardë dollarë
9-Zhang Jindong (Inter) – 6.8 miliardë dollarë
9-Dmitri Rubolovlev (Monako) – 6.8 miliardë dollarë
10-Naser Al-Khelaifi (PSG) – 6.2 miliardë dollarë