Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar sot pro kërkesës për përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga strukturat drejtuese të partisë. Mësohet se gjatë votimit, deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar. Kujtojmë se Spiropali u përjashtua nga të gjitha forumet drejtuese të PS-së pas Asamblesë së mbajtur në Gjirin e Lalzit. Vendimi vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit. Ndërkohë vetë Spiropali nuk ka qenë prezente në mbledhje.
Postime te ngjashme
Add A Comment
