Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Erion Veliaj i drejtohet GJKKO-së me letër nga burgu, kërkon të zgjedhë vetë spitalin dhe mjekun për operacionin në këmbë

11:31 / November 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1712995753xerion veliaj 1jpg 212 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbahet sot seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në GJKKO.

Veliaj nuk është paraqitur në seancë, por përmes avokatit i është drejtuar gjyqtarëve të posaçëm me një letër, ku kërkon që të vendosë të operohet për këmbën në një spital që do ai dhe familja e tij, dhe jo ku e përcakton Drejtoria e Burgjeve.

Veliaj thotë se nuk mund të vendosë çdokush se cili mjek do ta fusë në narkozë.

“Me gjithë vullnetin tim për të marrë pjesë në seancë gjyqësore, e kam të pamundur për shkak të këmbës së thyer. Në vijim të shkresës suaj dhe të Prokurorisë, mbrojtja ime do t’ju vërë në dispozicion disa shkresa shëndetësore. Jam i ndërgjegjshëm kush më transferoi dhe kush do të vendosë për shëndetin tim. Nuk kërkoj as botoks, as mbjellje flokësh, as të zbardh dhëmbët, por të operohem nga një mjek në spitalin që zgjedh familja ime. Nuk duhet të vendosë askush kush më fut në narkozë. Ndaj kërkoj nga GJKKO të ndërhyjë dhe të marrë një vendim”, shkruan Veliaj.

Avokati i tij, Plarent Ndreca kërkoi ndërkohë shtyrjen e seancës.

“Nuk jemi në kushtet për të vijuar seancën pasi Veliaj ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë. Tentova dje ta takoja dhe nuk jam lejuar nga IEVP Fier. Kam kërkuar shpjegime dhe nuk më janë dhënë. Jam i pamundur ta vazhdoj mbrojtjen pa u konsultuar me klientin. Janë disa elementë që duhet ti konfirmoj me klientin. Ne e kemi bërë të qartë të gjithë kronologjinë e situatës shëndetësore të Veliajt. Kemi kërkuar nga ju të vendosni për këtë histori çnjerëzore”, tha ai.

Ndërkohë, prokurori Altin Dumani tha se Në letër, Veliaj nuk e kushtëzon vijimin e seancës dhe se shtyrja me një javë e herës së parë është e mjaftueshme.

“Në letër, Veliaj nuk e kushtëzon vijimin e seancës. Herën e fundit për këtë u shty seanca që mbrojtja të konsultohej me të. Një javë ishte e mjaftueshme që avokati të konsultohej. Nuk më duket situatë serioze, as ligjore. E kemi dërguar çështjen që në shtator 2025. Shtyrjet janë bërë për shkaqe të të pandehurve apo mbrojtjes. Asnjëherë nuk është bërë shkak SPAK. Ne jemi këtu që të gjykohet çështja”, ka deklaruar ai.

BURGU Erion Veliaj GJKKO leter
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama urdhër të prerë institucioneve për gjobat online: Të nisin sa më parë, nuk ka justifikime për mungesë tabletash apo probleme teknike

11:54 / November 24, 2026

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Merr fund epoka e gjobave me letra, qytetarët do të njoftohen përmes e-Albania

11:36 / November 24, 2026

Debat në Kuvend për progresraportin e BE/ Seanca e mocionit u kërkua nga PD, mbahet në 10 dhjetor

11:10 / November 24, 2026

Elisa Spiropali përjashtohet nga strukturat drejtuese të PS, dy deputetë abstenojnë, ja kush janë

11:00 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.