Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama urdhër të prerë institucioneve për gjobat online: Të nisin sa më parë, nuk ka justifikime për mungesë tabletash apo probleme teknike

11:54 / November 24, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2026 11 24 at 11.30.02 AM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mori pjesë në aktivitetin e prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, duke e cilësuar atë si një tjetër hap në procesin e digjitalizimit të shërbimeve, me synim rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe standardizimin e procedurave administrative.

Sistemi i ri tha Rama synon të garantojë gjurmueshmërinë e çdo akti administrativ, duke bërë që çdo kundërvajtje të shoqërohet me një numër unik identifikimi dhe një bazë të qartë ligjore.

Gjatë fjalës së tij, Rama u kërkoi drejtuesve të institucioneve që zbatimi i gjobave online të nisë sa më parë, duke theksuar se procesi nuk duhet të pengohet nga mungesa e pajisjeve apo problematikat teknike.

Kryeministri theksoi rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të procesit dhe identifikimit në kohë të problematikave, me qëllim garantimin e zbatimit të plotë të sistemit të ri.

“Ky është një moment pozitiv për institucionet që ju drejtoni, por, nga ana tjetër, duhet të merrni masat e nevojshme që zbatimi i gjobave online dhe jo në letër të realizohet sa më parë. Nuk duhet të ketë justifikime për mungesë tabletash apo probleme teknike.

I takon drejtpërdrejt kryeinspektorit të monitorojë procesin e zbatimit dhe të gjitha mangësitë teknike t’u bëhen menjëherë me dije titullarëve të institucioneve dhe ministrave, në mënyrë që ne të plotësojmë çdo boshllëk në aspektin e bazës materiale”, u shpreh Rama.

gjoba online institucioneve Rama urdher
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama prezanton Sistemin Unik të Gjobave: Merr fund epoka e gjobave me letra, qytetarët do të njoftohen përmes e-Albania

11:36 / November 24, 2026

Erion Veliaj i drejtohet GJKKO-së me letër nga burgu, kërkon të zgjedhë vetë spitalin dhe mjekun për operacionin në këmbë

11:31 / November 24, 2026

Debat në Kuvend për progresraportin e BE/ Seanca e mocionit u kërkua nga PD, mbahet në 10 dhjetor

11:10 / November 24, 2026

Elisa Spiropali përjashtohet nga strukturat drejtuese të PS, dy deputetë abstenojnë, ja kush janë

11:00 / November 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.