Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fundoset anija me 7 mijë tonë naftë pranë Ibizës, humb jetën një anëtar i ekuipazhit

10:05 / November 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01000000 0aff 0242 cddd 08dc44ef1773 w1200 h630
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një anije që transportonte rreth 7 mijë tonë naftë është fundosur në orët e para të së enjtes, në brigjet veriore të ishullit Ibiza të Spanjës. Si pasojë, një anëtar i ekuipazhit ka humbur jetën, ndërsa 16 të tjerët kanë arritur të shpëtojnë.

Sipas shërbimeve të emergjencës në Ishujt Balearikë, anija me emrin Med Emre u fundos rreth 25 deri në 30 milje detare në veri të Ibizës.

Drejtori i Përgjithshëm për Emergjencat dhe Punët e Brendshme në qeverinë e Ishujve Balearikë, Pablo Gárriz, bëri të ditur se alarmi ishte pranuar rreth orës 01:20, nga kapiteneria e portit të Ibizës. Sipas tij, anija kishte pësuar një çarje në trupin e saj, e cila përfundimisht shkaktoi fundosjen.

Pas incidentit, shërbimi spanjoll i shpëtimit detar ndërhyri me mjete lundruese dhe nga ajri, ndërsa në operacion ndihmuan edhe disa anije që ndodheshin në zonë.

Nga 17 anëtarët e ekuipazhit të shpëtuar, gjashtë u dërguan në aeroportin e Ibizës, ndërsa një tjetër u transportua drejtpërdrejt në spitalin Can Misses. Ai më vonë u shpall i vdekur, konfirmoi Gárriz.

Pas fundosjes, vëmendja e autoriteteve është përqendruar te pasojat e mundshme mjedisore, për shkak të sasisë së madhe të karburantit që transportonte anija.

“Po monitorojmë pasojat e mundshme mjedisore që mund të ketë ky aksident”, deklaroi Gárriz.

Për shkak të rrezikut të rrjedhjes së karburantit, autoritetet aktivizuan Planin Kombëtar për Ndotjen Detare në nivelin 2. Ndërkohë, qeveria e Ishujve Balearikë vuri në funksion edhe Planin Territorial të Mbrojtjes Civile të Ishujve Balearikë (PLATERBAL), në nivelin 0.

Deri më tani, shkalla e plotë e ndikimit të mundshëm në mjedis nuk është përcaktuar. Autoritetet po vlerësojnë situatën dhe nëse do të nevojiten masa shtesë për të parandaluar ose kufizuar ndotjen.

“Për momentin po presim vlerësimet që po kryhen dhe po ndjekim zhvillimin e mundshëm të kësaj situate”, tha Gárriz.

7 mije ton nafte fundoset anija Ibiza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reshjet intensive në Durrës, pezullohet peshkimi dhe ngarkim-shkarkimi për dy anije transporti mallrash në port

10:01 / November 26, 2026

Moti i keq pengon tragetet, pezullohen lundrimet nga Vlora drejt Italisë

09:39 / November 26, 2026

PS propozon shtyrjen e afatit të rivlerësimit të pronave deri në fund të vitit 2027, afat shtesë edhe për procedurat në Kadastër

09:17 / November 26, 2026

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00, votohet buxheti 2027 dhe paketa fiskale, opozita me 40 amendamente

08:37 / November 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.