Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar praninë e sasive të mëdha të ujit në rrugët kryesore të qytetit të Durrësit.
Situata e krijuar ka sjellë vështirësi për drejtuesit e mjeteve në disa prej akseve kryesore të qytetit bregdetar.
Ndërkohë, reshjet e shiut pritet të jenë prezente në territor edhe përgjatë ditës së premte dhe të shtunën.
