Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ermal Mamaqi konfirmon lidhjen e Elvana Gjatës me Elson Bajrakurtajn, tregon si u njohën

22:41 / November 27, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elvana gjata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas javësh aludimesh për një romancë mes Elvana Gjatës dhe Elson Bajrakurtajt, Ermal Mamaqi ka bërë një deklaratë që duket se konfirmon lajmin e shumëpërfolur për jetën sentimentale të këngëtares.

I ftuar në “UëTëFë Show” në Andale Media, aktori dhe producenti ka folur për marrëdhënien mes dyshes, duke zbuluar edhe detaje nga njohja e tyre.

Gjatë intervistës, Ermali u pyet nëse Elvana dhe Elsoni ishin njohur gjatë xhirimeve të filmit “2 Gisht Mjaltë 2”, ku të dy kanë qenë pjesë e kastit.

Në këtë film, Elson Bajrakurtaj interpreton ish-të dashurin e Emës, personazhit të luajtur nga Elvana Gjata.

“Po patjetër, aty u njohën. Nuk mund të them që janë dashuruar në set, ajo patjetër ka ndodhur më vonë”, u përgjigj Mamaqi, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre romantike kishte nisur pas përfundimit të njohjes në sheshxhirim.

Ai foli gjithashtu me vlerësime për të dy, duke theksuar se janë të përshtatshëm për njëri-tjetrin.

“Shiko, ata janë shumë të mirë që të dy edhe shkojnë shumë me njëri-tjetrin”, u shpreh Ermali.

Por gjatë intervistës u prek edhe një tjetër temë që ka qarkulluar së fundmi në mediat rozë: shtatzënia e mundshme e Elvana Gjatës.

I pyetur nëse këngëtarja është në pritje të ëmbël, Mamaqi u përgjigj me humor, duke treguar se nuk kishte dijeni për diçka të tillë.

“Me sa di unë, jo. Tani unë testin e shtatzënisë s’ia kam bërë, por…”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura me përgjigjen e tij.

Kujtojmë se dyshimet për një lidhje mes Elvanës dhe Elson Bajrakurtajt nisën të qarkullonin rreth një muaj më parë, pasi ky i fundit publikoi në Instagram Story një fotografi ku shfaqej krah këngëtares gjatë një eventi.

Fotografia nxiti diskutime për një marrëdhënie që mund të shkonte përtej miqësisë dhe bashkëpunimit profesional.

Deri më tani, as Elvana Gjata dhe as Elson Bajrakurtaj nuk kanë bërë një konfirmim publik të romancës së përfolur.

Megjithatë, deklaratat e Ermal Mamaqit, i cili njihet për miqësinë e tij të afërt me këngëtaren, i kanë dhënë më shumë peshë lajmeve për lidhjen mes tyre, duke zbuluar se njohja e dyshes ka nisur pikërisht gjatë realizimit të filmit “2 Gisht Mjaltë 2”.

elson bajrakurtaj elvana gjata Ermal Mamaqi konfirmon lidhjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E mbajta fjalën, Shpat”/ Videoja me AI që përloti rrjetin, Roeli përqafon babanë e ndjerë

22:01 / November 27, 2026

Victoria Beckham bën hapin e papritur drejt pajtimit me Brooklyn, i kalon të drejtat tregtare të emrit pas përçarjes familjare

22:42 / November 24, 2026

Jona zbulon prapaskenat me Fuegon në BBVK: Më ka treguar se ka pëlqim për mua

22:22 / November 19, 2026

“Unfollow” dhe fshirje fotosh, zbulohet arsyeja e ndarjes mes Mateos dhe Brikenës

22:40 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.