Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hapet muzeu më i madh urban në botë, 570 milionë dollarë investim

17:19 / November 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muzeu 800 0 b0fca976b6652344daef4b3b56d1d135
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas dhjetë vitesh punë dhe një investimi prej 437 milionë paundësh (570 milionë dollarë), Londra përuron muzeun më të madh në botë kushtuar historisë së një qyteti.

London Museum është ngritur në ish-tregun e mishit në lagjen historike Smithfield, duke rikthyer në përdorim publik një kompleks të epokës viktoriane, të braktisur prej më shumë se tri dekadash.

Institucioni, që këtë vit feston 50-vjetorin e themelimit, synon të shndërrohet në një destinacion kulturor me tërheqje të gjerë, duke konkurruar me British Museum, i cili vitin e kaluar mirëpriti mbi 6 milionë vizitorë.

Projekti, që sipas disa vlerësimeve e ka tejkaluar buxhetin fillestar me të paktën 100 milionë paund, angazhoi specialistë nga mbi 70 profesione të ndryshme, përfshirë mjeshtër të përpunimit të gurit dhe metaleve.

Muzeu synon të rrëfejë historinë e kryeqytetit britanik në të gjitha kontrastet e saj, nga shkëlqimi i aristokracisë deri te vështirësitë e jetës së përditshme.

Mes objekteve të ekspozuara janë fustani i zisë së Mbretëreshës Viktoria, jeleku që mbante mbreti Charles I gjatë ekzekutimit të tij dhe karrigia prej lëkure ku besohet se Charles Dickens shkroi disa nga kryeveprat e tij.

Një nga atraksionet kryesore është thesari i Cheapside, një koleksion prej afro 500 bizhuterish të shekujve XVI dhe XVII, që qëndroi i fshehur nën tokë për shekuj, deri në zbulimin e tij në vitin 1912.

Por, koleksioni përmban edhe objekte të pazakonta, si një fragment nga masa prej 130 tonësh yndyrash, vajrash dhe pecetash të lagura, që bllokoi kanalizimet e Londrës Lindore në vitin 2017.

Ekspozita përfshin gjithashtu objekte nga Lojërat Olimpike të vitit 2012, karrocën ceremoniale të kryebashkiakut dhe një central telefonik nga Pallati Buckingham.

Përtej ekspozitave tradicionale, London Museum synon të krijojë një hapësirë argëtimi dhe socializimi. Kompleksi përfshin një restorant, bar koktejesh dhe kafene që në ditë të caktuara do të funksionojë 24 orë. Gjithashtu, parashikohen festa, darka tematike dhe ekspozita të përkohshme.

Një nga elementet më të veçanta arkitekturore është një dritare e madhe prej xhami, përmes së cilës vizitorët mund të vëzhgojnë trenat që kalojnë në tunelin hekurudhor poshtë muzeut.

Në pranverën e vitit 2027, hapësirat nëntokësore do të mirëpresin një ekspozitë kushtuar Londrës së periudhës romake, ndërsa në vitin 2028 do të inaugurohet një tjetër ndërtesë, me hapësira ekspozimi dhe një qendër edukimi.

Drejtoresha e muzeut, Sharon Ament, synon që institucioni të ofrojë një mënyrë më fleksibël dhe dinamike të ndërveprimit me historinë dhe kulturën, duke i bërë ato të aksesueshme për sa më shumë njerëz.

Në një epokë kur pothuajse çdo objekt historik mund të shihet në internet, London Museum po eksperimenton me një model ku vetë përvoja e vizitorit bëhet pjesë e atraksionit.

bote Hapet investim madh Muzeu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Burgjet, me mungesa stafi, qindra vende të lira pune

16:59 / November 29, 2026

Mbreti Charles dhe Princi Harry, në takim të fshehtë

15:20 / November 29, 2026

“Rroftë shkopi” në ditën e flamurit!

13:39 / November 29, 2026

Stuhia “Argos” godet Greqinë, përmbytje në perëndim, paralajmërim i kuq në Athinë

13:18 / November 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.