Ndërkohë që vendi është në një krizë politike, kryeministri Rama ka zgjedhur që pasditen e sotme ta kalojë me studentët.
Rama është i pranishëm në një festë ‘rock’ të zhvilluar tek lulishtja prapa kryeministrisë.
Me një gotë birre në duar, ai duket se po e shijon atmosferën e krijuar.
Vihet re dhe prezenca e politikanëve të tjerë të mazhorancës si Pandeli Majko, Eduart Shalsi, Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu.