Për të patur kaçurrela të bukura dhe të rregullta ju duhet të kujdeseni për to. Zakonisht, vajzat me flokë kaçurrel mjaftojnë të marrin kremra stilues gati në qendra kozmetike, pavarësisht kimikateve të cilat mund të shkaktojnë dëme për shëndetin e flokëve.
Në vend të tyre, ne do t’ju tregojmë një metodë sesi të përgatisni një xhel për kaçurrela në kushte shtëpie.
Ky xhel i përgatitur në shtëpi është një alternativë mahnitëse që funksionon shumë mirë në forcimin dhe rregullimin e formës së kaçurrelave. Produkti i vetëm që do ju nevojitet për këtë xhel është fara lini.
Për përgatitjen e këtij xheli ju nevojiten 3 lugë gjelle fara lini dhe dy gota ujë. Vendoseni ujin në zjarr të ngadaltë dhe më pas shtoni farat e linit duke i përzierë gjatë gjithë kohës. Kur të shikoni që uji ka marrë trajtën e një xheli, hiqeni nga zjarri dhe më pas kullojeni duke e ndarë xhelin nga farat e mbetura.
Vendoseni xhenil e përftuar në një kavanoz dhe përdoreni në vend të shkumës apo xhelit tuaj të zakonshëm. Pak sasi është e mjaftueshme për të formësuar kaçurrelat tuaja.