Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë: Dekreti i Presidentit është i detyruar për të gjithë

09:23 / June 11, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shefqet muci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dekreti i Presidentit është i detyruar për të gjithë dhe vendimin për shkarkimin e tij e ka vetëm Gjykata Kushtetuese. Kështu është shprehur ish ministri i Drejtësisë dhe profesori i jurisprudencës, Shefqet Muçi në emisionin Debat në Channel One të gazetarit Roland Qafoku. Ai thotë se problemet juridike janë të lidhura ngushtësisht me problemet politike dhe ato sociale.

“Përsa i përket vendimit të Presidentit të Republikës do i takonta ta gjykonte një organ kompetent. Por në rastin konkret unë kam një mendim ndryshe nga të gjithë të tjerët përsa i përket dekretit. Dekretet e presidentit janë me karakter të përgjithshëm dhe karakter individual. Ato me karakter të përgjithshëm kundërshtohen në Gjykatë Kushtetuese ndërsa ato me karakter individual në rrugë administrative. Në rastin konkert kemi të bëjmë me një dekret deklarativ që do të thotë se ai nuk mund të kundërshtohet në asnjë vend. Është njësoj si mbledhja e Kuvendit . Në këtë rast detyra e presidentit është të shpallë ditën e zgjedhjeve dhe detyra e tij mbaroi, si rregull flas. Ai nuk shfuqizon datën, por revokon vendimin e tij për datën e zgjedhjeve. Tani këtu vihet në diskutim, a ka të drejtë presidenti ta bëjë një gjë të tillë? Po ta shikosh me Kushtetutë dhe e Kodin Zgjedhor nuk shprehet nëse ka apo nuk ka të drejtë. Por po ta shikojmë problemin historikisht, presidenti ka bërë një gjë që kanë bërë dhe presidentët e tjerë para tij. Shtyrje e zgjedhjeve do të thotë anullim i datës së zgjedhjeve. A do ishte mirë ta bënte me pjesëmarrjen e palëve, do ishte më mirë por nëse do ishte shkelje e Kushtetutës , e tillë do mbetej edhe nëse do ishin palët pjesëmarrëse. Nëse është apo jo shkleje këtu ka diskutime sepse nuk është përcaktuar në mënyrë të qartë. Presidenti ka marrë një dekret , i mirë apo i keq, antikushtetues apo kushtetues, ai dekret do zbatohet derisa një organ kompetent i ngarkuar me ligj nuk e ka shfuqizuar”, thotë Muçi.

Dekreti i Presidentit, vijon ai, është i detyruar për të gjithë. Ndërsa përsa i përket shkarkimit të Metës, eksperti i drejtësisë thotë se në këtë rast është e pamundur pasi është vetëm Gjykata Kushtetuese që e bën këtë.

“Jemi në një situatë që dikush duhet të marrë inisiativën për të zgjidhur problemet. Dekreti i presidentit është i detyruar për të gjithë. Përsa i përket Kuvendit, në kushtetutë parashikohen tre raste të shkarkimit të Presidentit. Rasti i parë është kur ai shkel rëndë kushtetutën , së dyti kur bën një krim të rëndë dhe e treat kur është në pamundësi për ushtrimin e kompetencave të tij si president. Unë mendoj se presidenti në këtë rast nuk mund të shkarkohet. Është gjykata Kushtetuese që vendos shkarkimin e presidentit. Në këtë rrugë që po ecet reforma në drejtësi sabotohet në mënyrë të përsosur. Presidenti emëron 3 anëtarë të gjykatës Kushtetuese , emëron gjithë gjykatën e lartë, nëse bie presidenti nuk ka kush i emëron . Krijohet një rreth vicioz që problemet shtyhen pa fund dhe vendi shkon drejt rrënimit të plotë. Presidenti me këtë dekret i ka dhënë mundësi PD dhe aleatëve të saj që të dalin nga kjo situatë e vështirë në të cilën janë futur pa u menduar mirë, sipas meje. Heqja dorë nga mandate është një veprim që paralizon situatën. Nga veprimi që bënë këta, jemi të detyruar të dalim jashtë rregullave ligjore, jashtë standardit, jashtë sistemit. Nuk kanë lënë rrugë tjetër, por mesa duket preisdenti ju ka dhënë një mundësi për të rishikuar gjendjen. Që të korrigjohen këta, i dha mundësi dhe palës tjetër të mos nxitohet sepse nuk mund të bëjë zgjedhje me veten e vet. Duhet të merren masat që të sigurohet pluralizmi. PD bashkë me aleatët duhet të bëjë lëshimet e saj. Ndërkombëtarët u kanë hapur rrugë ndaj duhet të futen pa kushte në dialog. Mua nuk më pëlqen edhe këmbëngulja e madhe e PS që të shkojë vetëm në zgjedhje. Të dy palët duhet të heqin dorë nga pretendimet dhe kushtet që kanë vënë”, ka thënë Muçi në Debat në Channel One.

Shefqet Muçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.