Prestigjiozja ndërkombëtare “Maxime” ka shpallur femrën më të bukur në botë për këtë vit. Bëhet fjalë për Olivia Culpo, bukuroshja amerikane e cila u shpall Miss Universe në vitin 2012 dhe ish e dashura e Nick Jonas. Ajo rrëmbeu titullin mes 100 vajzave të renditura si më të bukurat e botës.
Ende nuk janë bërë publike emrat e 99 bukurosheve të tjera, gjithsesi pritet që të publikohen në ditët në vazhdim.
Culpo ka realizuar një set fotografik bardhë e zi ku duket mjaft sensuale, për numrin më të ri të revistës, duke zënë kështu edhe kopertinën.







