Policia e Tepelenës ka vënë në pranga një 46-vjeçar i cili ishte duke përpunuar kanabisin në formë çokollate.
Sipas burimeve zyrtare në sajë të operacionit të koduar “Përpunimi”, është arrestuar K.M., 46 vjeç nga Tirana. Nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e tij në fshatin Turan të Tepelenës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis.
NJOFTIMI I PLOTE
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni i koduar “Përpunimi”.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.
Sekuestrohet rreth 35 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, një pjesë në formë çokollate si dhe kubikë të kultivuara me fara kanabis
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi K.M dispononte lëndë narkotike të cilën po e përpunonte në formë çokollate, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar dhe finalizuar operacioni “Përpunimi”
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K.M., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Turan, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa (ku 1.6 kilogramë ishte në formë çokollate), si dhe 14 kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.