Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gazmend Bardhi: Nuk do të pranojmë që Rama të destabilizojë Shqipërinë, gati të sakrifikojë dhe…

15:05 / June 11, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gaz bardhi2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, është shprehur se “Edi Rama njeriu më i rrezikshëm në vend dhe se për pushtetin e tij kriminal, është gati të sakrifikojë rendin kushtetues, demokracinë dhe paqen sociale”.

“Aleanca me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit Kushtetues do t’i japë fund modelit kriminal “Rama”, duke garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, shprehet Bardhi në një reagim për mediat.

“Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, do t’i garantojmë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

Përmes reformave të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore ne do t’i japim fund njëherë e mirë modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze”, deklaron Bardhi.

Deklarata e plotë:

Edi Rama është sot njeriu më i rrezikshëm për stabilitetin e vendit, për funksionimin e shtetit ligjor dhe sigurinë e qytetarëve.

Ai po provon çdo ditë se për pushtetin e tij personal, të blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar, është gati të sakrifikojë gjithçka, rendin kushtetues, demokracinë, paqen sociale.

Kryeministri ilegjitim i bandës së Avdyljave ka përqendruar çdo pushtet në dorën e tij ose duke i asgjësuar institucionet, ose duke i marrë ato nën kontroll.

Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë Shërbimin Informativ të Shtetit dhe Policinë e Shtetit, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përgjimet tronditëse, të publikuara pak ditë më parë nga gazeta gjermane BILD, provuan se Edi Rama e mori dhe e mban pushtetin vetëm me ndihmën e krimit të organizuar dhe të bandave.

Përgjimet faktuan çdo denoncim të bërë nga Partia Demokratike këto 6 vjet se për të ardhur në pushtet, Edi Rama bëri marrëveshje me krimin e organizuar dhe e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet në mes të Europës. Pakti i tij me krimin është arsyeja madhore që na ka mbyllur derën e Europës dhe po rrezikon rikthimin e vizave për shqiptarët.

Pakti i Edi Ramës me krimin është pakt për të vjedhur Shqipërinë. Bashkë me një grusht oligarkësh, ai e ka kthyer Shqipërinë në pronë private të tij, ku pasuritë dhe buxheti i Shtetit është në dorën e pak njerëzve që kanë lidhje të ngushta me Kryeministrin e dalë nga vota e blerë nëpërmjet avdyljave në të gjithë Shqipërinë.

Është pakti i Edi Ramës me krimin dhe një grusht oligarkësh, arsyeja kryesore që ka rrënuar ekonominë, ka larguar investitorët e huaj dhe ka mbyllur me mijëra biznese të ndershme shqiptare, duke rritur papunësinë, duke penguar hapjen e vendeve të reja të punës, duke detyruar me qindra mijëra shqiptarë të largohen pa shpresë nga vendi i tyre.

Për shkak të paktit të Edi Ramës me krimin, Shqipëria ndodhet sot në një udhëkryq të rrezikshëm, në të cilin demokracia dhe e drejta themelore e qytetarëve për të zgjedhur të lirë qeverisjen që duan, është drejt asgjesimit të plotë.

Ne nuk do ta pranojmë kurrë që Edi Rama të destabilizojë Shqipërinë, të instalojë në vend një diktaturë të re të krimit dhe oligarkisë, dy instrumentat e tij kryesorë për t’u pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe për të ruajtur më dhunë pushtetin e tij të kriminalizuar.

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne po krijojmë Aleancën e vlerave, Aleancën me Qytetarët për Mbrojtjen e Demokracisë dhe Rendit kushtetues.

Së bashku me elitën e shoqërisë, me qytetarët që duan ndryshimin e këtij sistemi të kalbur nga krimi dhe korrupsioni, së bashku me rininë që e do Shqipërinë si gjithë Europa, ne do të mbrojmë parimet dhe vlerat themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, do t’i garantojmë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

Përmes reformave të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore ne do t’i japim fund njëherë e mirë modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze.

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.