Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lule në varrin e të panjohurit për 2 vjet, më pas ndodh diçka e pabesueshme

22:54 / June 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
varri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur babai i tij vdiq dhe u varros në një fshat të vogël të cilin ai e konsideronte shtëpinë e tij, Matt e vizitonte shpesh varrin e të atit, sëbashku me nënën e tij. Ai kishte qenë shumë i afërt me të atin, ndaj dhe shkonte vazhdimisht tek varri i tij dhe qëndronte me të dhe gjithmonë i dërgonte një tufë me lule.

Një ditë, ai vuri re diçka të çuditshme në varrin pranë atij të të atit. Nuk kishte kurrë lule mbi të, ndonëse personi kishte vdekur në moshën 37-vjeçare, ditën e Krishtlindjes.

I prekur, Matt nisi të blinte lule edhe për këtë burrë, që nuk e kishte njohur kurrë. Këtë veprim dashamirës, ai e bëri për më shumë se 2 vjet, pa i treguar asgjë askujt, e madje nisi ta mendoni atë si “mik”.

“Nisa të pyes veten nëse ndoshta kishim ndonjë lidhje të fshehtë, diçka sekrete që më lidhte me të. Ndoshta kishim shkuar në të njëjtën shkollë, ose kishim qenë pjesë e të njëjtës skuadre futbolli, diçka duhet të ishte”, rrëfeu Matt.

Kurioz për të zbuluar qoftë gjënë më të vogël për personin e varrosur krah babait të tij, Matt vendosi të kërkojë në internet. Në pak sekonda ai mori përgjigjen e tmerrshme, arsyen përse askush nuk linte lule mbi varrin e tij.

Personi në varr kishte vrarë gruan, prindërit e saj dhe më pas ishte hedhur para një treni ditën e Krishtlindjes.

“U ndjeva kaq keq për bashkëshorten e tij dhe prindërit e saj. Sigurisht nuk planifikoja që t’i çoja atyre lule një herë në disa javë, por ndjeja se duhet të bëja diçka për të kërkuar falje”.

Kështu Matt zbuloi se ku ishin varrosur familjarët e ndjerë dhe u çoi atyre tufa me lule.

“E teksa po rrija para varreve të tyre duke murmuritur ndjesën time, pas meje u shfaq një grua. Donte të dinte kush isha që po lija lule në varrin e tezes së saj dhe gjyshërve. Situatë e sikletshme”.

Matt i shpjegoi se çfarë po bënte dhe më pas diçka e pabesueshme ndodhi.

Ai e ftoi të panjohurën për të dalë. “Për habinë time ajo tha po. Dy vjet më vonë ajo tha sërish po kur i kërkova që të bëhej gruaja ime”.

Dhe po, çifti janë ende bashkë dhe jo vetëm që janë të martuar e të lumtur, por janë bërë edhe prindër. Kështu që asnjëherë mos e humbisni shpresën, nuk i dihet kurrë se ku mund ta takoni njeriun e jetës…

2 vjet lule ne varrin pabesueshme panjohurit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.