Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Intervista rrëqethëse e 42-vjeçares shqiptare: Isha minorene kur më përdhunuan në grup e më trafikuan

23:17 / June 11, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trafikim gruaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 42-vjeçare shqiptare ka rrëfyer për mediat italiane të gjithë  tmerrin e jetës së saj që kishte kaluar. Në këtë intervistë shqiptarja tregon format çnjerëzore të trafikimit dhe detyrimit për prostitucion.

Gjatë intervistës 42-vjeçarja ka treguar se ishte minorene kur u rrëmbye dhe ishte së bashku me 10 vajza të tjera kur u përdhunuan në grup dhe u futën në disa bunkere.

Gruaja në fjalë ka ngjashmëri të mëdha më një të humbur në Shqipëri, e cila është denoncuar nga familjarët në emisionin ‘Pa Gjurmë’.

Stafi i emisionit do të kontaktojë me tej me gazetarin që ka realizuar intervistën ku do t’i dërgojë një foto të gruas së denoncuar të humbur për të mësuar me tej nëse bëhet fjalë për të njëjtën histori.

Intervista:

Ajo– Jeta ime ka qenë një ferr

Sot jam 42 vjeçe dhe për fat të keq vitet kanë kaluar shumë shpejt…

Moshën më delikate  në jetën time për fat të keq e kam kaluar në rrugët e Italisë, e detyruar për të prostituar

Gazetari-Për fat të keq gjithçka ka nisur në momentin kur u gjenda në duart e tutorëve.

Ajo– Ata më morën me forcë kur më sollën në atë bunker. Ata më përdhunuan në grup, unë isha e pastër, sikundër me kishte lindur nëna dhe nuk e dija se çfarë ishte një raport. Më rrahën aq shumë, sa nuk do mund ta harroj dot, për gjithë jetën time. Pikërisht, për shkak të kërcënimeve unë nuk munda të shpëtoj prej tyre

Gazetari: Më pas ju dërguan në Itali

Ajo-Po, në Itali me gomone, me destinacion Italinë.

Më zbarkuan në Brindisi dhe më pas më sollën në Lombardi. Bëra një xhiro në Itali, ku kishte dhe vajza të tjera, gjithashtu në të njëjtën gomone. Në një grup prej 10 vajzave, të cilat falë denoncimit tim arritën të shpëtonin, të gjitha, ku më e vogla ishte 14 vjeçe.

Une isha e terrorizuar. Shpresoja gjithashtu në kokën time se dikush do të më shpëtonte. Policia italiane vinte çdo ditë dhe më thoshte se ne mund të ndihmojmë, kush të ka nxjerr këtu.

Adelina e 113, ajo vajzë e fortë, e cila na ndihmoi të gjithave ne… megjithatë shumë herë kam qarë edhe unë, kur shihja vajza, një familje, unë mendoja sesa bukur do të ishte sikur edhe unë të mundja të isha pranë familjes.

Gazetari: Kur u rrëmbyet dhe më pas t’ju detyronin të prostituoje, ishe një ende një minorene. Sot, këto vajza janë gjithnjë kaq të reja, ti i sheh këto vajza kaq të reja sot në rrugë…

Ajo-Po dhe jo vetëm, kohë më parë unë lëshoj alarmin që vajzat në këtë situatë unë i quaj efekt…

Janë nën efektin e drogës, këto vajza këtu, tutorët praktikisht për t’i mbajtur nën zotërim nuk u mjafton ti eliminojnë, Jo . Çfarë bëjnë. I bombardojnë me drogë, derisa ata hyjnë në një krizë, kështu që që duan apo nuk duan dalin për të siguruar këtë dozë, ditore.

Gazetari: Pra janë të detyruara të prostituojnë për të siguruar dozën

Ajo: Po dhe pavarësisht se janë të detyruara të prostituojnë, të rrëmbyera, por ngandonjëherë hyjnë në një krizë varësie ndaj drogës

Ato janë si qengjat, të bindur, binden…kupton?

Ata bëhen si grabitësit

Gazetari: Për të ardhmen çfarë mendon, ëndrrat e tua, cilat janë ?

Më falni më vjen për të qarë, të ardhmen time e shoh duke ndihmuar persona të tjerë…më fal

Timen në fakt nuk e shoh…

Shpesh herë ndjehem vetëm…me siguri më mungon shumë familja…

Kur më mungon familja, ndjehem vetëm

Shiko se ndonjëherë qaj edhe unë eh?

Shkoj tek ata, tek policia, sepse ata janë si një familje për mua, flas me ta dhe më kalon…

minorene PERDHUNUAN
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.