Disa javë më parë Jonida Vokshi ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku u shpreh se do të martohet shumë shpejt me aktorin e njohur Besnik Krapi. Njohja e tyre është bërë në sheshxhirimet e serialit “O sa mirë” , ku luajtën të dy për dy vite.
Por pas konfirmimit për martesë ata nuk kanë pasur asnjë dalje publike së bashku. Me anë të një video në Instagram ajo tregon qartë daljen e tyre të parë mjaft të veçantë.
Jonida ka ftuar ditën e sotme në emisionin e saj “Personale” në “Digitalb” Besnik Krapi dhe siç shihet në video ata ndodhen përball njëri tjetrit , ku ka plot të qeshura.
“Jam shumë e lumtur që më erdhi dita ta zë ngushtë e ta vë në siklet”, shkruan ajo, duke e shoqëruar emrin e bashkëshortit të ardhshëm me një zemër.
