Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla: Meta bëri një vrimë në ujë, do i japim përgjigjen e merituar! 30 Qershorin s’e luan as topi

16:30 / June 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla Kongresi i PS 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

‘Zgjedhjet do të zhvillohen në 30 Qershor dhe një gjë të tillë, të përcaktuar në Kushtetutë, nuk mund ta ndalë as Luli e Berisha dhe as Monika e Meta’. Ka qenë kjo deklarata e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një takim me banorë të lagjes Holtë në Gramsh.

“Zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe nuk e luan topi. Luljeta Dollani në krye të Gramshit do të mbahet mend se e transformoi Gramshin. Luli i Saliut në krye të Bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm se flinte gjumë. Një kokërr gjumashi që edhe Ilir Meta, këto ditë është inatosur me të sepse tha “unë e bëra punën time, ai fle gjumë. Unë e anulova dekretin, ai fle gjumë.” Pavarësisht se Iliri bëri një vrimë në ujë se ai ç’dekret nuk ekziston në Kushtetutë dhe sigurisht në 30 Qershor do të bëhen zgjedhjet.

Edi Rama është sot politikani që gëzon mbështetjen më të madhe të të gjithë shqiptarëve dhe këtë e dinë fort mirë edhe Ilir Meta edhe Saliu. Arsyeja pse i gjithë sulmi politik bëhet kundër Kryeministrit, kundër Edi Ramës është pikërisht kjo mbështetje mbarëpopullore që Edi Rama ka në të gjithë Shqipërinë.

Por të jeni të sigurtë se Edi Rama do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS do t’i fitojë ato zgjedhje me një shumicë më të thellë se ato të 2017. Por, përpara se të shkojmë aty ne duhet të garantojmë një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, demokratik, me standarde në 30 Qershor. Ndaj kërkohet që të gjithë shqiptarët ta mbrojnë 30 Qershorin si një ditë ku duhet të fitojë e drejta e për të votuar. Nuk mund t’ja heqë të drejtën për të votuar shqiptarëve as Saliu me Lulin dhe as Iliri me Monikën.

Përpjekja e presidentit është antikushtetuese, është një akt politik aspak juridik dhe ne do t’i japim përgjigjen e merituar kujtdo shkelësi. Grupi Parlamentar i PS do të vijojë me procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta”tha ai.

I pranishëm për herë të parë në Gramsh, Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja tha se Luli e Monika mbledhin në protesta, po aq njerëz sa PS mbledh në një lagje të Gramshit. “Për ne zgjedhjet e 30 Qershorit nuk kanë kthim pas. Erdha në Gramsh për tu shkëputur nga zhurma politike në Tiranë sepse është një zhurmë tërësisht për pushtet. Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe tani së fundmi edhe presidenti Ilir Meta, që deri para pak ditësh ishte si në hije, me shpirt e zemër tek opozita, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, faktoi se është në një linjë me opozitën që ka dalë në rrugë.” Duke vlerësuar drejtimin 4 vjeçar të Luljeta Dollanit në krye të Bashkisë së Gramshit, Balla tha se energjitë e reja të Klodian Taçes do ta çojnë edhe më tej punën për zhvillimin e Gramshit. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.