Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kongresi që lindi Partinë Socialiste, vajza e Dritëroit publikon detaje të panjohura

17:04 / June 12, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ditelindja e ps 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa socialistët festojnë sot datën e themelimit të partisë së tyre, vlen të kujtohet kongresi i dhjetë i Partisë së Punës së Shqipërisë, që ndryshoi komplet rrjedhën e historisë së kësaj force politike që sot mbush 28 vjet.

Edhe pse kjo parti kishte qeverisur Shqipërinë përgjatë 45 viteve në një sistem diktatorial monopartiak, kongresi i 10-të i PPSH, u kthye në “arenë” debatesh” e konfliktualiteti politik e madje kërcënimesh fizike mes delegatëve pjesëmarrës.

Mirëpo, pikënisjen për t’u shkëputur nga trashëgimia e diktatorit Enver Hoxha, kongresit ia dha fjala e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli i cili me kurajo hodhi poshtë raportin e kongresit, të mbushur me ditirambe për Hoxhën dhe veprën e tij 44 në krye të Shqipërisë e të PPSH.

Vajza e patriarkut të letrave shqipe, Elona Agolli, ka kujtuar këtë moment duke përcjellë disa detaje të panjohura më parë.

“Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura”, kështu thoshte im atë atë pasdite të vonë , 28 vite të shkuara , dita që solli fundin e palavdishëm të Partisë së Punës. 

Sot , nga më të shumtët socialistë, kjo datë kujtohet si dita e krijimit të Forcës së reformuar të të majtës socialiste.

Kurse ai i miri dhe i mençuri babai im, përgjatë shumë viteve nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitore.

Ndoshta, pasi siç thoshte me të qeshur : Kush rreh gjoksin , tremb zemrën”, shkruan Elona Agolli teksa ndan edhe disa shënime të Dritëroit.

Ndërkohë, këtë moment e ka komentuar edhe ish deputeti Luan Rama.

“Pa Dritëronë, Partia Socialiste nuk do të ishte bërë kurrë ajo që u bë më pas, forca e solidaritetit dhe e humanizmit për njerëzit e thjeshtë e patriotë!

Ai ishte shpirti i saj që na bashkonte të gjithëve e që të gjithë e donim njesoj kur na përgëzonte e kur na qortonte!

Sepse ishte Dritëroi!

Pasi iku Dritëroi, ke dëgjuar të flasë ndonjë tjetër atje për solidaritet, për humanizëm e për patriotizëm?

Dritëroi i shpëtoi nderin Partisë Socialiste që pranoi të bëhej një nga anëtarët e kryesisë së saj, sepse pas asaj lukunie që u ndërsye kundër tij në Kongresin e 10-të të PPSh-së, moszgjedhja e Dritëroit, do ta bënte të pabesueshëm procesin e lindjes së Partisë Socialiste, e cila qe produkt i vendosmërisë së njerëzve progresistë e mendjehapur ndër delegatët e atij kongresi!”,shkruan Luan Rama. 
Në kongresin e komunistëve nostalgjikë, ishte mjaft e guximshme të flisje kundër Enver Hoxhës, idhullit dhe simbolit udhëheqës të PPSH.






  • ditelindja e ps 1
  • ditelindja e ps 2
  • ditelindja e ps 3
  • ditelindja e ps 4

Partinë Socialiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.