Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Grekët refuzojnë ekstradimin e autorit kryesor të vrasjes së komisarit Artan Cukut

17:57 / June 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto jambelli1546248692
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritete greke kanë vendosur që të mos e ekstradojnë në Shqipëri të dyshuarin si porositësi i vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku.

Gjykata e Lartë në Greqi, vendosi refuzimin e kërkesës së autoriteteve shqiptare për të sjellë përpara drejtësisë në vendin tonë Bledar Jambellin, mbi të cilin rëndon akuza e “Vrasjes së punonjësit të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim.

Përgjigja negative për Jambellin ka mbërritur prej më shumë se 1 muaji pranë Ministrisë së Drejtësisë, por është mbajtur e fshehtë nga autoritete tona. Ndërkohë, prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të vendimit të plotë i Gjykatës së Lartë Greke.

Bledar Jambelli, i njohur ndryshe me emrin Rikardo Muho, u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar në Greqi, gati 2 vite pas vrasjes së komisar Artan Cukut. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe gjykata e krimeve të rënda i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë. Kryekomisari u vra duke hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë më 8 Prilli 2017.

Në bazë të hetimeve ka rezultuar se 38-vjeçari Jambelli e urdhëroi vrasjen e Kryekomisarit për shkak se ai e kishte arrestuar në kohën kur mbante detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës. Për vrasjen e Artan Cukut, vuan dënimin ekzekutori Mikel Shallari, ndërsa është ende në kërkim i akuzuari si bashkëpunëtor, Kristian Leci si bashkëpunëtor./ABC News


Bledar Jambelli komisar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.