Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si e rriti 23.5 herë pasurinë kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit

18:03 / June 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kastriot Selita – kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita pritet të përballet të enjten në mesditë në seancë dëgjimore me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të përbërë nga  Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Selita ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Në vitin 2002 ai është emëruar kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe ka shërbyer në këtë post deri në vitin 2010, kohë kur është transferuar si gjyqtar në Durrës. Pas dy vitesh gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, Selita është promovuar si kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Kastriot Selita nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. 

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.


Kastriot Selita

Në vitin 2003 – viti i parë i deklarimit të interesave private nga subjekti, gjyqtari Kastriot Selita ka një pasuri të deklaruar familjare prej 2 milionë lekë. Në 31 dhjetor 2017 – viti i fundit i deklarimit të interesave private pranë ILDKPKI, subjekti ka një pasuri familjare të deklaruar prej 46.9 milionë lekë, duke regjistruar një rritje prej 23.5 herë të pasurisë, me një mesatare vjetore prej 3.2 milionë lekë.

Pasuria e deklaruar e subjektit në vitin 2017, përbëhet nga 45.2 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 557,660 lekë likuiditete në bankë dhe 1.1 milionë lekë likuiditete cash. Të ardhurat e deklaruara familjare gjatë periudhës së deklarimit kapin një vlerë prej 65 milionë lekë, nga të cilat 38.7 % vijnë nga paga e subjektit dhe e bashkëshortes dhe 50.2 % ose 32.6 milionë lekë nga shtija e pronave të bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi me 3 vite me probleme për gjyqtarin Selita. Konkretisht subjekti ka mosjustifikim të pasurisë në vitet 2008, 2012 dhe 2013, përkatësisht në shumat 277,644 lekë,1,473,654 lekë dhe 806,403 lekë./ BIRN

Kastriot Selita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.