Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Çelet kësti i 11-të i dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë/ Ja kush përfiton

18:14 / June 12, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
te denuarit politik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka çelur këstin e njëmbëdhjetë të shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist për subjektet përfituese të kategorisë parësore.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka firmosur urdhrin përkatës për çeljen e këtij kësti, përkatësisht urdhrin nr. 217, datë 10.6.2019, me anë të të cilit ngarkohet Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, për zbatimin e tij.

Urdhri është firmosur në përfundim të likuidimit të këstit të 10-të për 75 subjekte përfituese të kategorisë parësore, nga 84 subjekte të përllogaritur në total.

Përfituesit e kategorisë parësore, të cilët presin t’u disbursohet ky këst, përllogariten të jenë 70 në total, 20 prej të cilëve i likujdohet e plotë vlera e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në këstin e 11-të.

Fondi në dispozicion, i cili do të përdoret për likujdimin e këtij kësti, kap vlerën prej 55.216.887 lekë, ose e thënë ndryshe 15% e fondit total të miratuar të mbetur në dispozicion për këtë vit, i cili do të përdoret për likujdimin e këstit të 11-të.

Anila Denaj Ministrja e Financave dhe Ekonomisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.