Pas tërmetit në politikë të shkaktuar nga dekreti i presidentit Meta per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit Televizioni Report TV në bashkëpunim me Institutin Italian GPF Inspiring Research, sjell sondazhin më të fundit të opinionit publik mbi situatën politike në vend dhe pritshmërinë për 30 qershorin.
Sot do të mësoni se c’mendojnë shqiptarët për dekretin e presidentit dhe qëndrimin e socialisteve për ta shpërfillur atë? Si e gjykojnë shqiptarët konfliktin e rëndë institucional mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama dhe cfarë mendojnë ata se do te ndodhë në 30 qershor? Cmendojne shqiptaret per vendimin e socialisteve per te kerkuar ne Kuvend shkarkimin e presidentit Meta? Ne rast se kriza politike dhe institucionale do te conte vendin ne zgjedhje te parakohshme per ke parti do te votonin sot shqiptaret?
I ftuar special është Roberto Baldassari, ish president i Institutit Piepoli dhe aktualisht President i GPF Inspiring Research, figura e njohur per publikun shqiptar qe parashikoi sakte sondazhet ne 2013 dhe 2017. Në studio me gazetarin Denis Minga janë edhe analistë dhe eksperte te fushës.
