Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëri sërish se nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën edhe pse kreu i shtetit Ilir Meta shtyu datën e zgjedhjeve në funksion të zgjidhjes së krizës politike.
“Nuk do të ketë marrëveshje me Edi Ramën, largimi i tij është i panegociueshëm nuk ka për të pasur pauzë, protestat do të vazhdojnë më fuqishëm se kurrë më parë, sepse është detyra e qytetarëve të mbrojnë shtëpitë e tyre, kushtetutën dhe rendin demokratik”, tha Basha.
Ai tha se nëse presidenti Meta do e thërrasë për konsultime patjetër që do të shkojë, por nuk i ka kërkuar asgjë Presidentit, pasi sipas Bashës zgjidha e krizës nuk vjen përmes akteve të kreut të shtetit.
“Nuk i kam kërkuar asgjë Presidentit të Republikës, sepse nuk besoj se zgjidhja e kësaj krize vjen përmes akteve të Presidentit. Edi Rama ka faktuar që nuk do t’ia dijë për Kushtetutën, ligjin, gjykata e drejtësinë. Për një arsye të thjeshtë se është një njeri dhe i zhytur në krim dhe korrupsion, po është dhe i kapur nga krimi”, tha Basha.