Genta Ismajli është e njohur për karrierën si këngëtare, megjithatë komentohet shpeshherë për pamjen e saj. Gjithmonë jemi mësuar ta shohim si brune, por duket se Genta ka vendosur të eksperimentojë me ‘look-un’ e saj dhe të kthehet në bionde. Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku shfaqet para një makine luksoze, duke ekspozuar kështu jo vetëm linjat e saj dhe veshje firmë, por edhe modelin e ri të flokëve. Pavarësisht se ajo mund të ketë vendosur thjesht një paruke, duket krejtësisht një person tjetër. Këngëtarja shqiptare i ka bllokuar komentet, por me siguri ky ndryshim do jetë pritur shumë mirë nga ndjekësit e saj. Ajo prej kohësh ka qenë duke udhëtuar nga një shtet në tjetrin dhe duket se momentalisht po shijon kohën për veten, ndërsa projekti i saj i fundit ‘Zjarr’ vazhdon të korri sukses.
Postime te ngjashme
Add A Comment