Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e mbështetësve të
Partisë Demokratike të cilët tentuan ti bllokojnë rrugën për të hyrë në
Librazhd, kryeministrit, Edi Rama. Deri më tani, sipas burimeve janë
identifikuar rreth 20 protestues dhe policia po bën shoqërimin e tyre.
Këta persona në momentin kur eskorta e Ramës po kalonte kanë tentuar di dalin
para dhe kanë hedhur mjete shpërthyese piroteknike si dhe sende të forta.
Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish- deputeti demokrat,
Endri Hasa i cili ka thënë se Rama i fryn me kënaqësi erërave të konfliktit.
“Pamjet tregojne nje Edi Ramen e vertete, nje frikacak qe, megjithese i
rrethuar nga qindra police me dhe pa uniforme, me dhe pa skafandra, i bie
rruges se malit, si klandestin. Kryeministri ilegjitim, qe i fryn me kenaqesi
perverse ererave te konfliktit civil, ta harroje se duke perdorur policine,
prokurorine, sherbimin sekret apo cilindo institucion tjeter te kontrolluar
prej tij, do te mund te shpetoje nga verdikti i popullit. Koha e tij po
numerohet mbrapsht, prandaj ai ka frike! Shume frike!” shkruan Hasa,
ndërsa psoshtë shkrimit të tij publikon edhe videon e dhunës së ushtruar ndaj
eskortës së Ramës.
Tentuan t’i bllokojnë rrugën Ramës për në Librazhd, nis shoqërimi i militantëve të PD-së
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment