Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Vuçiç shpreson shkatërrimin e BE-së dhe të NATO-s, ëndërron “Serbinë e Madhe” bashkë me Rusinë”

23:57 / June 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marshall
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka ngecur në një pikë. Kosova ka vendosur taksë 100 për qind për produktet serbe, ndërsa këta të fundit këtë taksë po e shohin si pengesë për vazhdimin e dialogut.

Mirëpo, problemi qëndron diku tjetër sipas gazetarit të njohur britanik Tim Marshall.

Marshall ka shkruar një libër për luftën e Kosovës të titulluar “Loja e hijeve: Tregimi i brendshëm i luftës së fundit në Evropë”, ku flitet për përpjekjet për paqe midis Kosovës dhe Serbisë.

Gazetari britanik ka thënë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ende shpreson që Bashkimi Evropian do të bie, do të shpërbëhet NATO-ja dhe ai me ndihmën e Rusisë do ta bëjë ‘Serbinë e Madhe’, transmeton lajmi.net.

“Sot një ish-ultra nacionalist, Aleksadner Vuçiq, është president, i cili po u jep shpresë atyre që dëshirojnë të ‘ngrijnë’ edhe më tej problemin me Kosovës, se Evropa përfundimisht do të bie, NATO do të shpërbëhet dhe Rusia do të shkojë drejt tyre dhe do t’i ndihmojë për rindërtimin e ëndrrës së shkatërruar për “Serbinë e Madhe”, shkruan Marshall në një shkrim autorial të publikuar në City AM.

Sipas tij në këtë lojë është i përfshirë edhe presidenti i Rusisë Vladimit Putin i cili në janar të këtij viti vizitoi Serbinë.

Teksa ka folur për idenë e korrigjimit të kufijve, Marshall është shprehur se kjo edhe pse duket ide tërheqëse, ajo është e rrezikshme dhe mund të nxitë lëvizje të kufijve në gjithë rajonin.

Ai thotë se në këtë rast të krijimit të një precedenti mes Kosovës dhe Serbisë, lëvizje të kufijve do të nxiten edhe nga shqiptarët në Maqedoni e serbët që jetojnë në Bosnje.

Por, sipas Marshall nëse shikojmë historinë e Ballkanit, këto ide nuk duken të parealizueshme, duke shtuar se një situatë e tillë si kjo e Kosovës dhe Serbisë ka nevojë për zgjidhje. 

be-nato Rusia serbia e madhe Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.