Reperja e njohur Tayna është një nga artistet më të pëlqyera kohët e fundit.
Në një kohë shumë të shkurtër ajo u kthye në këngëtaren e preferuar të publikut dhe tashmë po shijon suksesin e saj jo vetëm në vendin tonë por edhe jashtë.
Gjitashtu reperja është shumë aktive në rrjetet sociale ku publikon shpesh foto e video nga më të ndryshmet për ndjekësit e saj.
E në foton e publikuar së fundmi ajo që rrëmbeu vëmëndjen e të gjithëve ishte komenti i moderatorit të njohur Ermal Mamaqit dhe përgjigja e Taynës.
“Tayna, lal duhet të ulesh nga ana tjetër. Ajo e gjata aty përpallë është mbështetësja. Këto dy anash janë për duart. Atë poshtë e ke ok, domethënë aty e ke gjet, se për t’u ulur është”,- shkruajti Ermali në foton më të fundit të publikuar nga Tayna.
Megjithatë pas këtij momenti nuk vonoi as përgjigja e saj, e cila vijonte duke thënë: “Lal edhe titullin ‘2 gisht mjaltë’ nuk e kemi kuptuar, por na pëlqeu filmi. Thjesht shijo pamjen”.
Siç duket Tayna ka preferuar t’i përgjigjet publikisht me një koment i cili është “duartrokitur” shumë nga ndjekësit në llogarinë e saj.


