Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO- Beqja zbulon detajet: Komision hetimor për Presidentin Meta

12:13 / June 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir beqja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS-së Ilir Beqja zbardhi procedurat e shkarkimit të presidentit Ilir Met. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Beqja tha se kjo procedurë do zgjasë 2 muaj duke mos llogaritur pushimet.

Ato janë: Kërkesë e mbi 35 deputetëve, shqyrtim në komisionin e ligjeve, raport në parlament, ngritje të komisionit hetimor, debat në parlamenti, votim për shkarkim dhe vendim i Gjykatës Kushtetuese. Ajo që bie në sy është se Partia Socialiste po përgatitet të ngrejë një komision të posaçëm hetimor ndaj presidentit Meta, i pari në historinë e shtetit shqiptar dhe po për herë të parë një president do thirret në komision. Më poshtë sqarimi i plotë i Beqjas për të gjitha hapat që do ndjekë mazhoranca për shkakrimin e Metës.

“Procesi i shkarkimit të një presidenti është i gjatë. Dhe në rastin e presidentit Meta kështu pritet. Domethënë përveç rezolutës sot që ishte një akt i parë politik. Ne kemi filluar procesin e mbledhjes së firmave. Ditën e hënë kërkesa e të paktën 35 deputetëve dhe një mos gaboj sot janë firmosur ose 50 ose 51. Kjo kërkesë do ti bëhet publike kryetarit të seancës. Seanca e radhës është të hënën. Kryetari i Kuvendit ia dërgon Komisionit të Ligjeve i cili brenda 15 ditëve i duhet të hartojë një raport. Mund ta hartojë edhe më shpejt. Ndërkohë brenda kësaj periudhe pala e interesuar ka të drejtë të dëgjohet. Domethënë Komisioni i Ligjeve ka për detyrë ta thërrasë presidentin e Republikës. A vjen apo nuk vjen ai kjo është çështje tjetër. Pas 15 ditëve ky komision do hartojë një raport . Pastaj ka prapë debat në seancë parlamentare. Pas kësaj, nëse pas atij debati na mbushet mendja ngremë komisionin hetimor i cili ka kohën e vet. Të gjithë këto gjëra duan jo më pak se dy muaj. Pushimet e verës na kapin në mes. Se si shkon komisioni hetimor pastaj nuk e them dot. Komisionet hetimor kanë historitë e tyre. Dhe pas kësaj vihet në seancë dhe vihet në votim. Deri ditën që Gjykata Kushtetuese nuk e gjykon këtë çështje presidenti vazhdon detyrën”.

KOMISION HETIMOR
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.