Ajo është nga ato femra që mosha është vetëm numër, pasi për 30 vite diva e modës nuk ka ndryshuar. Këtë e tregon më së miri një postim i saj i fundit në Instagram, ku ka mahnitur të gjithë me linjat e saj trupore.
“Afërdita e Zezë”, siç quhet shfaqet nudo në shkretëtirën e Kenias ku po realizon setin fotografitë për numrin e radhës së “British Vogue”.
Më 22 maj ajo mbushi plot 49 vjeç, por supermodelja nuk ka frikë nga koha. “Mbretëreshë absolute”, “bukuri pa kohë”, “nuk ke moshë”, janë disa nga komentet e fansave të saj në Instagram.
