Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Unaza e re/ Prokuroria në hall me përfaqësuesin e “DH Albania”, ja hapi i radhës

18:11 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avdjoli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avdjol Dobi, përfaqësuesi i vetëm i kompanisë “DH Albania”, e cila me dokumente të falsifikuara fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, është thirrur tre herë nga Prokuroria, por nuk është paraqitur. Dëshmia e 26-vjeçarit që fitoi 18 milionë Euro për ndërtimin e lotit të parë të Unazës së Madhe dhe 12 milionë të tjera për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Burrel-Peshkopi, konsiderohet thelbësore për hetimet.

Por organi i akuzës nuk po bie në gjurmët e tij. Në bazë të sistemit Tims, ai rezulton të jetë në Shqipëri. Fletë-thirrjet i janë dërguar në adresën e biznesit në godinën “ABA Business Center”. Prokuroria është edhe në pritje të letër-porosive të dërguara në shtetin e Delaëer-it ku është themeluar kompania mëmë e “DH Albania”, Danëell Huberman.

Katër dokumente dyshohet se janë falsifikuar nga kompania, mes tyre firma e Sekretarit të Shtetit të Delaëer-it, bilancet e kompanisë, data e themelimit dhe të dhënat e një noteri atje. Përveç falsifikimit, prokuroria është duke hetuar edhe për shkeljen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Hetuesit dyshojnë se falsifikimi i këtyre dokumenteve të jetë bërë në Shqipëri, por pritet që leter-porosia ta konfirmojë zyrtarisht. Javën e ardhshme pritet që Prokuroria të kryejë disa veprime të tjera hetimore që do sjellin zhvillime në këtë çështje.

dh albania hall Prokuroria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet gjyqi ndaj Thaçit në Hagë! Procesi për pengim të drejtësisë, mbrojtja kundërshtoi transkriptet e prokurorisë dhe kërkoi pafajësi

21:59 / September 14, 2026

Humbi jetën 59-vjeçari/ Prokuroria nis procedimin për tragjedinë në Tropojë, dy zyrtarë të bashkisë nën akuzë

11:50 / September 10, 2026

Pamjet e rënda bënë xhiron e rrjetit, Prokuroria e Pejës kërkon arrestimin e Joz Markut pas sulmit ndaj Edi Kuçit

17:00 / September 4, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.