Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryebashkiakja e Shkodrës: Asnjë kërcënim s’na ndal, do zbatojmë dekretin e Metës

17:38 / June 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Votana Ademi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka denoncuar se policia bashkiake, sipas saj, është shantazhuar, në punën e saj duke ruajtur objektin në administrim të bashkisë, Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”..

Në një deklaratë për mediat, Ademi tha se ata ishin kërcënuar nga persona civil të prezantuar si punonjës të policisë së Shtetit.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës ka theksuar se është e vendosur të zbatojë dekretin e Presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve lokale, duke shtuar se nuk do të trembet nga asnjë kërcënim.

Deklarata e plotë:

Ne ushtrim te detyres se vet ligjore, punonjesit e Policise Bashkiake kane marre masat per te ruajtur objektet nen pronesine dhe administrimin e Bashkise Shkoder.

Gjate ushtrimit te detyres, punonjesit e Policise Bashkiake, gjate dites se sotme, jane shantazhuar nga disa persona civil, qe jane prezantuar si punonjes se Policise se Shetit.

Ata nder te tjera i kane kerkuar verbalisht, qe ne oren 15.30 te paraqiten ne zyren e oficeres se policise gjyqesore Sulela Gerxhaliu.

Ky eshte nje veprim i paligjshem dhe qe nxit konflikt.

Ky eshte nje veprim qe i trajton zyrat e shtetit si sekretar privat te Edi Rames dhe punen shteterore si pune partie.

Nese organi i prokurorise ka ndonje kerkese ligjore lidhur me veprimtarine e Bashkise Shkoder, i kerkoj zyrtarisht te na informoje.

Nese personat civil te prezantuar si punonjes policie, kane keqperdorur emrin e prokurorise, i bej thirrje oficeres se policise gjyqesore Suela Gerxhaliu te zbatoje menjehere ligjin dhe te marr nen pergjegjesi penale personat qe kane abuzuar me detyren, nen emrin e saj.

Bashkia Shkoder eshte e vendosur te zbatoje ligjin dhe i kerkon Policise dhe sipas rastit prokurorise, te ndal menjehere provokimin, ndaj Bashkise Shkoder. Nxitja e konfliktit nga vartesit e Edi Rames nuk i sherben stabilitetit te vendit.

Cenimi dhe shanatzhimi i Bashkise se Shkodres, eshte provokim i rende qe i behet vete qytetareve te lire e te ndershem te Shkodres, qe e duan dhe jane te vendosur per te mbrojtur demokracine.

Si Kreytare e Bashkise se Shkodres jam e vendosur te zbatoje Dekretin e Presidentit te Republikes per shfuqizimin e dates 30 Qershor. Asnje kercenim, nuk me ndal, as mua dhe as koleget e mi ne te gjithe Shqiperine, qe te veprojne ne respekt te ligjit dhe shtetit te se drejtes. Shtetin perosnal, me institucione personale, Edi Rama nuk ka per ta ndertuar dot ne Shkoder.

Ai ka asgjesuar cdo institucion, por nuk do mund te asgjesoje dot Bashkine Shkoder. Ajo eshte e qytetareve, qe e kane zgjedhur dhe done e zgjedhin, ne zgjedhje te lira dhe te ndershme.


Kercenim Kryebashkiakja metes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.