Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Veliaj fushatë në Kashar: Iliri e Mona e kanë transit njësinë tuaj, ikin o në Rinas, o në Gjirin e Lalëzit

19:21 / June 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VELIAJ 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj vijoi fushatën elektorale në zonë e Kasharit, ku i bëri thirrje të gjithëve që të mos e ndalin hapin e takimeve me qytetarët. Për këtë, ai dha një shembull me djalin e tij, Kajan, i cili edhe pse vetëm 8-muajsh e kupton kur e gënjejnë. Ndaj Veliaj tha se kjo fushatë duhet të jetë për të respektuar të gjtihë qytetarët, duke shkuar në takime derë më derë.

“Çuni im, është faza ku loz me këto fiq fiqet. I kemi blerë disa libra me xixa Libri ka 10 faqe. Kur kthehem në darkë them ti bie shkurt, hap të parën ja bëj fiq fiq, në fund ja bëj bip bip, ai në fund përplas duart, se dhe pse aq i vogël kupton që ja kam bërë me hile. Nëse ne nuk prekim çdo komunë, duhet të shkojmë në çdo vend sepse nuk duhet t’i biem shkurt për respektin ndaj njerëzve. Kjo fushatë është respekt për njerëzit jo afrove për kundërshtarët”, tha Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Veliaj përmendi edhe opozitën, protestat duke veçuar emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-deputetit Petrit Vasili, të cilët tha se i janë refuzuar vizat nga SHBA.

“Në 30 ershor i heqim vizën Saliut, Vasilit politikanëve që na mbajnë peng. I heqim vizën edhe protestës edhe prostatës”, tha Veliaj.

Ai tha se ata që protestojnë për varfërinë nuk mendojnë aspak për popullin dhe nuk është kjo kauza e tyre. për këtë dha një shembull të makinave të shtrenjta me të cilët demokratët kur vijnë në protestë ‘zaptojnë’ parkimin tek Sheshi Skënderbej. Ashtu sikundër edhe kur bëhen mbledhje në selinë e PD-së bien gjithmonë në sy makina luksozë.

“Mbledhjet e emergjencës tek PD…E para turp ti vijë s’mësuan të parkojnë. Mbi trotuar, në Lanë si në kohët e vjetra kur lidhnin ndonjë gomar në pemë. Tani lidhin Range Rover. Mjafton të shikosh se si një parti menaxhon bahçen e vetë. PD ka 5 lokale pa leje në parti. Ata kanë makina sa një njeri në Kashar duhet të punojë tërë jetën. Nuk janë ata për varfërinë, e nëse ata nuk i ha meraku për varfërinë, edhe përgjigjja jonë është nuk na ha meraku për ju”, u shpreh Veliaj i cili garon për një mandat të dytë.

Ndërkohë, referuar presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, Veliaj tha: I keni parë ndonjëherë Ilirin në Kashar, Monikën në Kashar? E kanë tranzit, ikin o në Rinas, o në Gjirin e Lalëzit. Po, ndalojnë vetëm kur ndajnë lekët e fushatës”

Veliaj tha se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, dhe se sipas tij nuk do të ketë trazira, pasi siç ai u shpreh “nuk besoj se ka ngelu njeri sot që të japë jetën për Berishën”, duke kujtuar njëherazi se kush prek zgjedhjet do të ndëshkohet me burg dhe do të hyjë në listat e zeza të SHBA dhe vendeve të BE.

Fushate tirananews.al veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.