Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pagat nga 1994/ Koeficientët e rinj, si bëhet shtesa për pensionet e vjetra

09:12 / June 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensioniste 1506146484 6874008
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vendimit të Këshillit të Ministrave më 4 prill për “koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2017, për llogaritjen e pensioneve”, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nxjerrë një udhëzim për mënyrën se si do të ndodhë ky indeksim. Shqiptarja.com boton sot tabelën e plotë të koeficientëve dhe pagat referuese nga vitit 1994 e deri më sot, sipas udhëzimit të ri të ISSH. Koeficientët dhe pagat referuese janë sipas datës së lindjes së të drejtës së marrjes së pensionit. Nga këtu del edhe ndryshimi I pagës maksimale mbi të cilën paguhen sigurimet. Kujtojmë se nëpërmjet udhëzimit të ISSH kryhen procedurat e reja të llogaritjes së pagave të viteve të mëparshme, që merren për bazë për vlerësimin e ri të pensionit.

Ndryshimi sipas udhëzimit

Në zbatim të VKM-së, Instituti i Sigurimeve Shoqërore njofton se tanimë koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2017, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit, është 3.7 për qind.
Për efekt të llogaritjes së masës fillestare të pensioneve, me datë lindje së të drejtës pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 4.4.2019, koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësuar, të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 571, datë 3.10.2018, “Për koeficientët e indeksimit të pagave për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, shtohen edhe me koeficientin 3.7 për qind.

Si llogariten pagat

Në zbatim të VKM-së, thuhet në udhëzimin, pagat, mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2018, pas indeksimit të tyre me koeficientët vjetorë sa më sipër nuk mund të jenë më të larta se: a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, 26.000 lekë, e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 809, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, për pagat e periudhës nga viti 1994 deri më 31 dhjetor të vitit 2001; b) paga maksimale në shkallë vendi, 114.670 lekë, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit të nenit 10, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me ndryshimet e koeficientëve është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 48, datë 11.4.2019, ndaj edhe indeksimi i pagave me koeficientët e rinj, për efekt të llogaritjes fillestare të pensioneve, do të bëhet vetëm për pensionet me datë lindje të së drejtës nga data 12.4.2019 e në vazhdim.

Koeficientët e indeksimit të pagave, të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 571, datë 3.10.2018 “Për koeficientët e indeksimit të pagave, për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, mbeten në fuqi dhe përdoren për indeksimin e pagave, mbi të cilat janë paguar kontributet vetëm për pensionet me datë lindje së të drejtës në harkun kohor 1 janar 2018 – 11 prill 2019, përfshirë edhe këtë datë.

Koeficientë pensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.