Presidenti i Francës Emmanuel Macron së shpejti pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi.
Macron pritet të jetë në Serbi në datat 15-16 Korrik ku do të zhvillojë takime të rëndësishme me krerët e shtetit.
Kjo vizitë, do të jetë pak pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet më 1-2 korrik, në Paris.
Vizita e Emmanuel Macron ishte bërë publike disa muaj më parë, por vetëm ditën e djeshme është konfirmuar.
Ajo që bie në sy është fakti se Macron do të vizitojë vetëm Serbinë, ndërsa Shqipëria nuk është në axhendën e tij edhe pse do të bëhet pas samitit që do të organizohet për vendet e Ballkanit.
Kjo nisur edhe nga fakti se edhe Edi Rama nuk është më i mikpritur në Paris nga Macron, i cili i ka vënë vizën Shqipërisë dhe nuk pranon që të hapen negociatat e vendit tonë me BE-në.
