“Do t’sjell krushq djemt e Prishtinës, lahuta o prej Dukagjini…”, do të këndonte rreth dy dekada më parë Sabri Fejullahu me Ledina Çelon këngën “Ma ke prish gjumin e natës”, e cila u kthye shumë shpejt në një prej hiteve që ende sot i ka rezistuar kohës. Me siguri Ledina as që do ta mendonte asokohe që do të ishte pikërisht një djalë nga Kosova që do t’ja prishte gjumin e natës; e disa vite më vonë këngëtarja simpatike do të shkonte nuse në Kosovë, raporton Bordo. Por ‘fatin’ e Ledinës e kanë patur edhe disa prej vajzave të njohura të ekranit, të cilat shpirtin e tyre binjak e gjetën tek djemtë e Kosovës.
Ledina Çelo: Prej 8 vitesh ajo është zonja e Naim Kabashit, kampionit të kick-box-it, i cili është me origjinë nga Kosova. Kabashi dhe Çelo kanë një lidhje të gjatë dashurie por vendosen të kryejnë ritin e martesës vetëm 8 vite ma parë; ndërsa sot ata janë prindër të dy fëmijëve, Erlisit 7 vjeçar dhe vajzës Periana 4 vjeçare.
Marina Vjollca: Simpatizantët e saj kanë qenë të shumtë; e kush nuk do ta dëshironte një bukuroshe kaq të ëmbël sa Marina në fund të fundit! Por vetëm njëri e fitoi ‘trofeun’ e ai do të ishte Getoari. Megjithatë bukuroshja e ekranit nuk ja ka bërë fare të lehtë këngëtarit të njohur, duke e detyruar Getin të tentonte vazhdimisht e vazhdimisht deri në takimin e shumëpritur. Duket se reperi ja kishtë vënë syrin moderatores së ëmbël të Top Channel e nuk u dorëzua derisa ja fitoi zemrën. Prej një viti Marina dhe Getoari shijojnë bashkëjetesën si çift i martuar.
Ulpiana Lama: Origjina e prindërve të saj është nga Kosova, e ndoshta kjo ka bërë që Ulpiana të tërhiqet nga prishtinaliu Ardian Lama. Të martuar prej shumë vitesh çifti jeton dhe punon në Kosovë, ndaj vajza e Tiranës ka lënë qytetin e saj të lindjes dhe ashtu siç e do tradita ka shkuar pas së shoqit.