Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Intervista/“Parlamenti është kthyer në një haur”- Ceka i përgjigjet Ramës: Flet me fjalorin e Spiropalit, e sfidoj në garë si 70-vjeçar

15:04 / June 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
neritan ceka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politikani i njohur Neritan Ceka iu përgjigj deklaratave të bëra dje nga Kryeministri Rama, duke thënë se flet me gjuhën e Elisa Spiropalit, ndërsa e sfidon në një garë sa i takon moshës prej 70- vjeçari, që Rama i përmendte. 

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ceka tha se qytetarët nuk duhet të dalin në votime në 30 qershor, duke treguar qytetari dhe të mos bëhen pjesë e një teatri të pështirë. Gjatë një takimi elektoral në Kolonjë, Kryeministri Rama tha se “e kishte zënë tartakuti Neritan Cekën që mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën te filxhani i Monikës, 70 e kusur vjeç, profesor me libra, dukej sikur kishte dalë xhindi nga filxhani”.

Kryeministri Rama ka komentuar deklaratën tuaj, bërë pak ditë më parë në media, kur tha sot se: “Neritan Ceka mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën te filxhani i Monikës, 70 e kusur vjeç dukej sikur kishte dalë xhindi nga filxhani”. Keni një koment për këtë?

Kjo është një deklaratë që më ngre edhe më shumë aksesin në rrjete sociale dhe në median shqiptare, një shkencëtari të harruar kohët e fundit, por që u kujtua Presidenti i Kosovës para dy ditëve dhe e dekoroi me urdhrin më të lartë të Kosovës. Ndërkohë, dëgjoj cilësime që natyrisht janë marrë nga fjalori i Spiropalit. Për sa i takon asaj që thotë plaku 70- vjeçar, e ftoj zotin Rama në një sfidë modeste, ku të dojë ai, në një garë 50m, 100m, në ngjitje shkallësh deri te kati i parë nëse ngjitet dot para meje. Ndërsa për sa i përket shkallës së kulturës gjuhësore, besoj se nuk kam asnjë lloj gare që t’i ofroj.

Ju keni përvojë të gjatë në politikë dhe në zgjedhje. Si e vlerësoni dekretin e Presidentit Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve? E shihni si një tentativë për t’i dhënë mundësi shfryrjes së tensionit dhe gjetjes së rrugës së dialogut?

Unë nuk mendoj se është vetëm shfryrje tensioni. Ftesa e Metës është shumë e gjerë, nuk ka të bërë vetëm me uljen e tensioneve, sepse tensionet nuk kanë për t’u ulur edhe sikur zgjedhjet të shtyhen për 2 apo tri vjet. Ftesa e Metës kërkon një shqyrtim të sistemit politik në vend, që ka çuar në një degjenerim total të Parlamentit shqiptar, i cili është kthyer në një haur, sepse nuk gjej fjalë më civile, por dhe të mënyrës së votimit që ka falë nga çdo standardi europian dhe të raportit që kanë institucionet, të cilat janë kthyer në zyra të PS-së. Kjo është ajo që presin qytetarët nga shtyrja e datës së zgjedhjeve, jo një ulje tensionesh, por një ulje në tryezë të partive politike, por dhe klasës intelektuale shqiptare për të ndërtuar një Shqipëri me të vërtetë moderne dhe europiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.