Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Paralajmërimi i gazetarit të “Bild”, a do hapet nesër dosja 184?

21:50 / June 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bild
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari gjerman Peter Tiede, pas një heshtje të gjatë sot reagoi sërish për Shqipërinë duke paralajmëruar se ai ka ende përgjime për krimin elektoral, shit-blerjen e votave në zgjedhje. “Përgjime të reja për mashtrim elektoral në Shqipëri: Nesër pasdite…”, ishte ky postimi i shkurtër nga Tiede që menjëherë bëri xhiron e medieve shqiptare. Ai nuk dha detaje, nuk preferoi të fliste gjatë, por premtoi  se do kishte “surpriza”.

Por çfarë përgjimesh do publikojë Tiede? Për cilën dosjen do jenë këto përgjime?  A do ketë emra të rëndësishëm të përfshirë në këto përgjime? Gazetari i Bild, që vetëm pak javë më parë shkaktoi një tërmet në politikë, është shprehur në intervista të mëparshme se ai zotëron dhe dosjen e shumë përfolur 184. A do jetë kjo “kuti Pandore” që do të hapet nga ai nesër?

Në shumë deklarata gazetarë të ndryshëm dhe drejtues të lartë të PD kanë përmendur disa emra që janë në këto përgjime për dosjen 184, që janë të certifikuara nga Prokuroria. Versionet për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të PS në këtë dosje janë të shumtë. Një version thotë se aty është përfshirë, Damian Gjinkuri dhe Ymer Lala. Por ka dhe emra të tjerë që janë të përfolur, si Ulsi Manja, Blerina Gjylameti, Pjerin Ndreu apo dhe Paulin Stërkaj, të gjithë këta emra të deklaruar nga Basha.

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga publikimi i pritshëm nga Bild, duhet të shohim nëse akuzat e shumë deklarata nga Partia Demokratike do të marrin një konfirmim nga përgjimet apo do të rrëzohen? Do të shohim nëse Dibra vërtetë ka bërë zgjedhje të drejta apo gjithçka ka qenë një manipulim? Duke qenë se Peter Tiede nuk e shuajti dot kureshtjen sot, duhet të presim pasditen e nesërme për të kuptuar gjithçka për dosjen 184, ose për të parë më tej se si është bërë blerja e votave në Durrës, në dosjen 339.

Edhe pse u tregua shumë i rezervuar u mësua nga burime të tjera se nëse do jenë jo pak, por 16 përgjime që do të dalin në dritë. 16 përgjime që sipas informacioneve do të kenë emra të rëndësishëm brenda tyre. Mësohet se materialet që do të publikohen janë për të dyja dosjet, si për atë 184 dhe për 339. Në materiale do të ketë emra të njohur, por dhe të panjohur për publikun dhe sërish do të shkaktohet një tërmet në politikë, ndoshta dhe më i fortë se herën e kaluar.

Bild dosja 184 Paralajmërimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.