Fadil Berisha është ndër fotografët më të njohur shqiptarë që ka krijuar karrierë tejet të suksesshme dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por famën dhe suksesin e tij nuk e ka mbajtur vetëm për vete, por ka ndihmuar mjaft shqiptarë të talentuar të bëjnë karrierë ndërkombëtare.
Por në Ditën e Baballarëve morëm vesh se Fadili është bërë gjysh. Fotografi i njohur ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram një foto të bukur, teksa shfaqet me nipin në dore, duke uruar Festën e Babait.
“Dhurata më e mirë që mund të merrja në Ditën e Baballarëve është të jem gjyshi i këtij vogëlushi. Gëzuar Ditën e Baballarëve të gjithë babave dhe gjyshërve”; ka shkruar gjyshi Fadili në diçiturën e fotos së ëmbël me nipin.