Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafikohet e reja nga kusheriri/ Motra: “Çdo prostitutë takova, por mësova se…”

20:51 / June 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pa gjurme 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbaresa Kumbria, nga Kuçova është vajza e katër në familjen më 7 fëmijë. Vendosën ta quanin kështu prindërit, duke menduar se do të ishte fëmija i tyre i fundit, por pas mbaresës erdhën në jetë dhe 3 fëmijë të tjerë. Mbaresa nuk ishte e fundit nga fëmijët, por ajo që pati një fat të ndryshëm nga të tjerët.  Me Mbaresën nuk mbaroi, por filloi një dhembje pafund. Një plagë në familjen Kumbria, veçanërisht për dy prindërit Refat e Zylfie. Ishin vitet e para të dëmokracisë, kur Mbaresën e gjetën ende një adoleshte. Në vitin e parë të shkollës së mesme, për shkak të pamundësisë ekonomike, ajo la shkollën në mes për t’ju bërë krah familjes në nevojat jetike. Ishte koha kur bashkëshorti i hallës së saj, i prezanton nipin e tij Astritin nga Elbasani, djali me të cilin Mbaresa vendos të fejohet. Atë kohë Astriti punonte me sezone në shtetin grek si emigrant. 2 vite më pas kur Mbaresa ende nuk e kishte finalizuar këtë marrëdhënie në martesë, ende një vajzë shumë e re, rastësisht njihet me një tjetër person në vitin 1996. Kësaj here ishte kushëriri i saj i parë, nga fshati Lapardha i Beratit, ai i cili këmbënguli që Mbaresa të njihej me Fidelin. Gjërat ndodhën shumë shpejt, ndërsa Mbaresa vendosi të takohej me Fidelin në Kuçovë, për ta takuar fshehurazi familjes, por e shoqëruar nga kushëriri i saj. Askush nuk di ta thotë me siguri se cfarë e bëri Mbaresën që ti mbushej mendja, kur pasi bëri gati valixhen, bashkë me Fidelin dhe kushëririn e saj Lulëzimin në niseshin të tre sëbashku më 30 prill drejt Italisë. Një javë para se të mbushte 20 vjeç, ajo mori një vendim të vështirë për jetën e saj, ndërsa vendosi të prishte fejesën dhe të merrte një tjetër drejtim. Por dikush i pikasi kur u larguan. Një fqinj e pa Mbaresën kur doli nga shtëpia me valixhe në dorë, ndërsa hipi në një makinë të zezë ku e prisnin dy djemtë. Ajo kishte shkuar më pas më shtëpinë e hallës së saj në Lapardha të Beratit dhe nga andej bashkë me kushëririn Lulëzimin dhe me Fidelin kishte marrë drejtimin për në Vlorë. Pavarësisht premtimit se Lulëzimi do ta shoqëronte në Itali, në skaf hipi vetëm Mbaresa dhe Fideli. Kjo ngriti dyshimin e madh dhe frikën e një drejtimi që për Mbaresën nuk dihet ende sot.
Pas largimit nga shtëpia të së bijës Refati bën denoncimin në polici. Me të mësuar se arsyet e largimit fshiheshin dy djemtë  ai vendos të denoncojë Lulëzimin dhe Fidelin. Asnjëri prej tyre nuk pranoi përgjegjësinë ndërsa Fideli i marrë në pyejtje dëshmoi se Mbaresa i kishte ikur nga duart.
Dy javë më pas
Mbaresa telefonon nga Italia. Ajo flet me të atin duke qarë:
“Jam mirë dhe mos u bëni merak”  
Kaluan ditë nga kjo telefonatë dhe Mbaresa merr përsëri në telefon, pyet për motrat dhe vëllezërit dhe më pas e njëjta fjali:
 “Jam mirë dhe mos u bëni merak”. 
Rasti është bërë publik edhe në emision e njohur italian ’’Chi la visto’’, emision nga i cili u arrit të lokalizohej një vendodhje e mundshme e e Mbaresës që sot është 43 vjeçe, me gjasa se jetonte në Bergamo të Italisë. Një dëshmitare pretendonte se kishte jetuar me të në të njëjtin hotel. Sot ende për Mbaresën nuk ka asnjë gjurmë. Ajo ende mungon në familjen Kumbria.



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.