Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Çfarë duhet të presim më shumë?”, ish ministrja e Integrimit: Të parandalojmë diktaturën e egër

12:11 / June 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klajda gjosha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha përgjimet e Bild tregojnë përfundimisht kriminalizimin e qeverisë, duke thënë se djegia e mandatave ka qenë një vendim ekstrem, por i vetmi opsion për të senibiziluar qytetarët për të drejtën e tyre themelore, votën e lirë.

Në një status në Facebook, ish deputetja e LSI-së, thotë se duhet të nisë një debat kombëtar mbi ndryshimin e sistemit dhe të mënyrës se si duhet të sillet politika, por gjithashtu edhe i duhet kërkuar Kryeministrit të mbaj përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë degradim të qeverisjes.

POSTIMI I PLOTE I KLAJDA GJOSHES

Përgjimet e BILD tregojnë përfundimisht kriminalizimin e qeverisë dhe kapitullimin e shtetit të së drejtës!

Sot më shumë se kurrë nuk ka më dyshime se djegia e mandatave ishte një vendim ekstrem por në thelb i drejtë, dhe i vetmi opsion për të sensibilizuar qytetarët mbi një çështje që prek të drejtën e tyre themelore, votën e lirë, të drejtën për të zgjedhur!

Cfarë duhet të presim më shumë për t’u zgjuar si komb dhe për të nisur një debat kombëtar mbi ndryshimin e sistemit dhe të mënyrës se si duhet të sillet politika?

Cfarë duhet të presim më shumë për të shkundur nga themelet këtë drejtësi që mban peng të vërtetën?

Cfarë duhet të presim më shumë për t’i kërkuar Kryeministrit të mbaj përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë degradim të qeverisjes?

Cfarë duhet të presim më shumë për të parandaluar një diktaturë të egër që po vendoset në vend?

Kemi arritur në pikën që Kryeminsitri kërcënon gazetarët për fjalën e lirë, ku drejtësia përdoret si kamzhik për qytetarët dhe opozitën, ku kryeprokurorja sëmuret me urdhër politik për të mos raportuar mbi realitetin e krimit dhe të dosjeve të mbajtura peng, ku parlamenti monist, ilegjitim kërkon të shkarkoj Presidentin e Republikës pse kërkon të rikthej dialogun në vend!

Vetëm qytetarët mund t’i bëjnë ballë kësaj cmendurie kombëtare, dhe unë besoj fort te vlerat e këtij populli, që sado mundohen ta mbajnë kokë ulur nga varfëria, nuk mund të pranoj kurrë nënshtrimin dhe shkeljen e dinjitetit!

klajda gjosha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.