Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla flet për përgjimet e “Bild”: Janë copëza të nxjerra jashtë kontekstit nga përkthimet e bëra në SHQUP

18:11 / June 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla foli për përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, të cilat tregonin se si funksionarët e selisë rozë bisedonin për pazare elektorale në zgjedhjet e Dibrës.

Ai theksoi në rubrikën “Opinion” në Neës 24 se përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane nuk janë të sakta, Sekretari i përgjithshëm i PS-së tregoi mes tjerash se përkthimin i audio-përgjimeve është bërë nga Lulzim Basha së bashku me të afërmit e tij brenda selisë së Partisë Demokratike.

Ai shtoi se ka biseduar me Arben Keshin, drejtor i Ministrisë së Brendshme, emri i të cilit u publikua në materialet e djeshme, ndërsa shtoii se edhe vetë Balla mund të jetë në përgjime. Balla ndërkohë jep edhe arsyen e fortë se pse nuk është publikuar një material i tillë.

“Ka më shumë se dy vite, nga të cilat një pjesë rreth 20 muaj, nuk ka patur seancë në Kuvendin e Shqipërisë, ku Lulizim Basha tundte dy fletë për dosjet 339 dhe 184. Ky nuk është lajm i ri, është një lajm i vjetër. Gazeta Bild nuk është një gazetë politike. Këtë çështje do ta ndjekim edhe në drejtësinë gjermane. Përkthimet janë pa lidhje. Ajo që po iu them është se: nuk janë aspak të vërteta konkluzionet e nxjerra. Ky është një skenar shantazhi, ku është i përfshirë vetë Basha dhe familjarët e tij. Përkthimet janë bërë në shqup. Në Shqipëria hetimet i bën drejtësia. PD ka krijuar një skenë përmes të cilës përgjimet janë mbajtur me vite.

Nëse doni ta dini prokuroria ka kryer hetimet dhe ka regjistruar procedime penale. Këto janë copëza të nxjerra jashtë kontekstit. Në fund të këtij procesi njësoj ka për të përfunduar edhe ky përgjim. Politikisht bie dakord, që në Shqipëri duhet të vijojnë përforcimet e çdo qasjeje dhe akti ligjor, për të përmirësuar standardin zgjedhor në vend. Nuk pranoj që gjyqin për ndërhyrjen në zgjedhje të ma bëj Monika dhe Basha. Unë kam qenë në Dibër. PD kishte dislokuar të gjithë grupin parlamentar, të gjithë armatën e saj. Ne kemi qenë në Dibër për të monitoruar procesin. Një nga personazhet e përgjuar në këtë rast, Keshi më ka marrë në tel dhe më njofton se Flamur Noka së bashku me disa persona, e kanë goditur dhe e kanë kanosur në armë. Kjo s’ka dalë, është në përgjim. Fakti që kjo zbardhet copa-copa. PD Këto përgjime i ka pasur PD në dorë. Asokohe PD ka qenë në parlament për të kontestuar rezultatin. Në Shqipëri rast më të rëndë se sa përfshira e PD-së në fushatën lobuese të saj në SHBA”-tha Balla.

balla Pergjimet SHQUP
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.