Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Këngëtarja e serenatave, Mimoza Paraveli: Jam detyruar që t’i kem këngët me videoklipe, ndryshe humbasin

20:16 / June 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mimoza Paraveli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo është një këngëtare e njohur, veçanërisht për serenatat dhe me zërin e saj ka bërë për vete publikun. Ka dalë në skenë për herë të parë në moshën 5-vjeçare pa mbaruar ende kopshtin, ndërkohë që si këngëtare e serenatave korçare ka dalë në vitet ‘90 me kantautorin Miallaq Andrea.

Bëhet fjalë pikërisht për Mimoza Paravelin. Këngëtarja ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për  karrierën e saj 30-vjeçare, por jo vetëm. Gjatë emisionit ajo tregoi edhe jetën e saj në Tiranë, ku është shpërngulur prej vitesh.

“Për shumë vite unë kam kënduar jashtë. Gjatë gjithë kohës ka qenë një rutinë e tipit mbush valixhe, zbraz valixhe, shumë e lodhshme. Kisha nevojë të kisha një bazë dhe të krijoja jetën time. Jam kthyer në vitin 2003 dhe jam shpërngulur përfundimisht në Tiranë, por e kam edhe shtëpinë në Korçë sepse pa Korçën nuk kam jetë. Kam kënduar dhe vazhdoj të këndoj në Tiranë dhe nëpër evente vetëm muzikë live. Në Tiranë nuk jetoj vetëm, u bënë vite që jam në një bashkëjetesë me një person që e dua dhe më do. Ndihem e lumtur dhe nuk dua të ndaj më shumë për jetën private”, tha këngëtarja.

Paraveli gjithashtu tha se vitet e fundit të gjitha këngët e saj i ka shoqëruar me videoklipe, por sërish sipas saj është shumë e vështirë të dëgjohen.

“Në 5-vjeçarin e fundit të gjitha këngët i kam bërë me videoklipe sepse ndryshe humbasin dhe nuk dëgjohen. Edhe me videok

lip është shumë e vështirë”, tha Paraveli./tvklan.al


Mimoza Paraveli tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.