Gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë sërish pasi është bërë thirrja për paraqitjen e të pandehurve, të cilët kishin dorëzuar prokurë në gjykatë përmes avokatit.
Duke u kujdesur të mos bëjë politike, Saimir Tahiri sqaroi për mediat edhe pse kërkoi gjykim të shkurtuar. Ai tha se nuk ka nevojë të zgjatet seancë pas seance duke u shprehur se është i vetmi i interesuar për drejtësi.
“Sepse e mendova de e mendoj që nuk ka nevojë të zgjatet asnjë seancë më shumë aspo seancë pas seancash. Kam arsye të besoj që ka shumë të cilët janë të interesuar që të përfundojë nuk dua të vazhdoj kështu situata. Më duket se jam i vetmi i interesuar për drejtësi”, tha ai.
Tahiri tha se nuk e kupton arsen e zvarritjes së kësaj çështje, edhe pse u shpreh se ka dyshimet e tij.
“Nuk ka sens që unë të bëj politikë. Kërkoj vetëm drejtësi dhe i kërkova gjykatës mundësisht t’i bëjë seancat ditë për ditë se une nuk besoj që ka më kohë për të humbur nga ç’kemi humbur deri sot. U bënë dy vjet që zvarritet kjo histori, nuk e kuptoj pse dhe pse kam dyshimet e mia për cilën arsye ka interesa që kjo të shkojë në një proces politik. Unë di një gjë që ky proces nisi në Itali me përgjimet e Italisë që erdhën në Shqipëri dhe unë jam hetuar personalisht në Itali dhe antimafia në Itali e dhanë verdiktin e tyre në një kohë shumë të arsyeshme. Me çfarë arsye me letra të ardhur nga Italia i desh një vit e gjys dhe zgjasin akoma procesin në gjykatë. Ajo karroca që patë, që nuk e di pse nuk ishte sot, po ndoshta kanë pas dijeni se do shtyhet seanca. Ajo karroca është vetëm me materialet e Italisë që ju ftoj të vini ta shihni”, tha Tahiri.
