Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Flet astrologu: A do të ketë zgjedhje më 30 qershor? Ndryshim te Rama…

13:55 / June 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorgo pulla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çfarë do të ndodhë më 30 qershor? A do të ketë zgjedhje dhe a do të ulen palët sa nuk është vonë në një dialog? Të gjithë i kanë munduar këto pyetje muajt e fundit, e ditët e fundit, ku me sa duket situata është tensionuar edhe më.

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin se si do të jenë zhvillimet politike në vend këtë qershor të nxehtë. Ai thotë se më 27 qershor një ndryshim do të ndodhë tek Rama, ndërsa shprehet optimist për një tryezë dialogu.

Ja cfare parashikon Pulla

“Shqipëria jonë e dashur ka kaluar dete e oqeane, nuk mbytet dot në përrenj. Kryeministri Rama i perket shenjës së gaforres, në 10 ditëshin e dytë të shenjës së gaforres, do të thoni sa është i favorizuar në ndikime. Ndikime ka sa të duash dhe pozicionime të planetëve që i japin mundësi, por ka një zhvillim të brendshëm i padukshëm për momentin dhe kjo do të duket më 27 qershor. Do duket një ndryshim që do të ketë lidhje me çështjet që do të ndodhin lidhur me politikanët tanë. Do jetë një marrëveshje në favor të popullit, të njerëzve, të Shqipërisë. Kombinimet janë perfekte. Kemi dhe problematika, por kur je i vëmendshëm dhe me këmbë në tokë, gjërat duken. Të gjithë politikanët do të ulen në një sofër e do gjendet një zgjidhje.

Nëse flasim për z.Rama dhe z.Basha në kombinimin e tyre: Binjakët kanë komunikimin, kurse Rama si gaforre nuk ka kthim pas, vetëm në një gabim që bëjnë dhe e verifikojnë vetë gabimin. Kurse binjaket kanë komunikimin, por kur prishet ky ekuilibër, ndryshon gjithë struktura e tyre, por kjo nuk do të thotë se kanë ndryshuar dhe do të bëhet nami, përkundrazi gjuha e përbashkët është zgjidhja e tyre dhe ky është një favorizim shumë i madh që do të ndodhë tani. Është diçka e tretë, që s’ka lidhje me këto shenja, që do të ndikojë në pozicionimin dhe ndikimin pozitiv të çështjeve që janë hapur tani. Nëse flasim për këtë javë dhe javën tjetër është pak e tensionuar situata, por në data të caktuara ndodhin fenomene të rëndësishme për jetën e qytetarëve tanë të dashur.

Më 17 korrik e tutje do shikojmë stabilizimet që do ndikohen dhe mundësitë që do iu jepen, por duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Tani është një kohë që gjithçka duhet të shkojë në vendin e vet. Jemi në periudhë shumë të vështirë në lidhje me komunikimin.
Presidenti Meta dhe bashkeshortja e tij, kryetare e LSI, të dy i perkasin shenjës së Dashit, janë si nata me ditën. Dashi i 10 ditëshit të parë që është Meta dhe Kryemadhi e 10-ditëshit të dytë. Kanë mendime shumë të largëta. Si kombinim këto faktorë politikë që kemi në Shqipëri do gjejnë zgjidhje. Gaforrja me Dashin (Rama-Meta) kanë zgjidhje. Kur ke firmosur diku, nuk mund të dalësh nga vetja. Astrologjia ndihmon në kohë të vështira dhe ndihmesa është tani. Çështja do zgjidhet nga brenda, duke pasur një faktor të tretë. Më 17 korrik do venë gjërat në vendin e vet. 30 qershori do jetë si gjithë ditët e tjera, 27 dhe 29 duan pak vëmendje. Më 27 është mirë se do kemi një zgjidhje të brendshme. Pas 1 shtatorit kemi një ndikim të mirë në zgjidhjen e një konflikti të vjetër.

Berisha – Peshorja, nuk ka ndikim dhe nuk vendos, mund të japë mendimin e vet. Më tepër ndikohen binjakët, ata duhet të jenë më të vëmendshëm. Vërtet kanë komunikim, por varet servirja. Asgjë nuk do të ndodhë, sepse jemi me këmbë në tokë”, thotë astrologu Jorgo Pulla. /Marre nga BW

astrologu Jorgo Pulla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama dënon gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale, ndan mesazhin e zyrtarit amerikan: Nëse politika ka nevojë për gënjeshtra që të marrë frymë, ajo meriton të mbytet!

15:39 / September 7, 2026

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.