Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia, kushte Shqipërisë: Negociatat varen nga sjellja me minoritetin dhe Himara

20:29 / June 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamuri grek athina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm disa orë pas raportit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, sipas të cilit janë shtyrë për në vjeshtë vendimet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Ministri i Jashtëm grek ka deklaruar në një emision në TV publik “ERT”, se për herë të parë Këshilli ka vendosur të përcaktohen zyrtarisht si kritere për integrimin e Shqipërisë në BE, respektimi i drejtave të pronësisë të minoritetit si dhe e drejta e vetë përcaktimit.


“Ky vendim është një sukses i rëndësishëm në radhë të parë për mbrojtjet e të drejtave të minoritetit tonë në Shqipëri. Për herë të parë në mënyre kaq të qartë lidhet perspektiva europiane e Shqipërisë me respektimin e të drejtave të minoritetit në zonën e Himarës dhe jo vetëm, dhe me e rëndësishme është e drejta e vetë deklarimit”, është shprehur Ministri i Jashtëm, Georgios Katrougkalos.

Në pikën pesë të Konkluzioneve të Këshillit mbi zgjerimin dhe procesin e stabilizimit dhe asocimit i vihet theksi :

“Rritjes së përpjekjeve në lidhje me mbrojtjen e të drejtave themelore,përfshirë të drejtat e personave që i përkasin pakicave kombëtare, zbatimit të angazhimeve të marra në lidhje me vetë-deklarimin objektiv dhe të lirë, trajtimin jo-diskriminues të pakicave kombëtare dhe kërkohet të përballohet diskriminimi i grupeve vulnerabël, si romët apo ato me preferencë të ndryshme seksuale.(LGBTI). Duhet gjithashtu të sigurohet e drejta për pronën.”

Edhe per shefin e departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re, Jorgos Koumoutsakos vlerësohet se Konkluzioni përbën një raport pozitiv.

“Ne gjykojmë se sa i përket Shqipërisë ,në radhë të parë për politikën e saj të brendshme ,por kryesisht për shkak të sjelljes së papranueshme përballe minoritetit grek,ajo nuk ka plotësuar në këto moment aspektin kryesor të kritereve europiane, për të marrë dritën jeshile të hapjes së negociatave”, është shprehur Georgios Koumoutsakos, shefi i departamentit të jashtëm të Demokracisë së Re.

Ndërkohë edhe njëherë burime diplomatike greke ,theksojnë se pavarësisht kërkesës për kriteret që flasin për respektimin e minoritetit, Greqia mbështet hapjen e negociatave me dy fqinjët e saj Ballkanike, pasi vlerësohet se anulimi i vendimit për hapjen e negociatave mund të sjellë një krizë të gjerë në Ballkan dhe Europë.


greqia Himara Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.