Gjykata e Kantonit të Luzernit ka treguar se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare, këngëtares kosovare Loredana Zefi.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi zviceran ‘zentralplus.ch’, duke treguar se ky vendim i autoriteteve zvicerane është marrë për shkak të dyshimeve se e pasuria e Loredana Zefit ka prejardhje të dyshimtë.
Të gjithë këto veprime të autoriteteve zvicerane vijnë lidhur me hetimet që po bëhen rreth përfshirjes së këngëtares në mashtrimin e një qifti zviceran.
Ndërkohë vendimin e ka kundërshtuar Loredana Zefi.
Media zvicerane shkruan se Zefi ka bërë kërkesë kundër bllokimit të llogarive të saj, megjithatë një gjë e tillë është hedhur poshtë.
