Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar “sekretin” se përse ditën e sotme në protestën e 9-të të opozitës nuk kishte dhunë.
Sipas Kryemadhit, dhunë dhe fishekzjarre nuk kishte pasur për faktin se disa ditë më parë Policia e Shtetit i kishte sekuestruar tek fabrika ku prodhoheshin.
“Nuk kishte fishekzjarre dhe dhunë pasi disa ditë më parë, Policia e Shtetit vajti dhe i sekuestroi. Qytetarët nuk kanë ku të shkojnë dhe të marrin fishekzjarre,”- tha Kryemadhi.
Mesa duket Kryemadhi nuk është në dijeni të ligjit që i ndalon përdorimin e tyre duke u shprehur se ato nuk janë të ndaluara.
Opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para kryeministrisë. E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën. Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.
