Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Me çantë me rroba…”/ Zenelaj rrëfen vështirësitë e së shkuarës

21:59 / June 21, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent zenelaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka pohuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” se nuk do ta braktiste kurrë vendin për të shkuar diku tjetër. Ai ka treguar se si për të patur gjithçka që ka sot, është munduar shumë. Gentiani nuk ngurroi të ndante me moderatoren e emisionit edhe vështirësitë e të së kaluarës.


“Nuk iki sepse nuk kemi çfarë bëjmë andej. Unë këtu kam krijuar gjithçka. Kam shtëpinë, kam familjen, kam gruan, fëmijët, miqtë. E para e punës nuk kam kohë të filloj gjithçka nga fillimi, siç e fillova në 1997-ën që kisha një çantë me rroba dhe bridhja nëpër Tiranë për të gjetur punë. E dyta e punës nuk kam më nerva që t’ia filloj nga fillimi dhe a ia vlen që gjithë kjo gjë që unë ndërtova ta shumëzoj me zero për të filluar jetën ku di unë, në Hollandë?  Isha Raj Kapoor që bridhja vërdallë nëpër Tiranë deri sa gjeta punë. A ia vlen të nis tani çdo gjë, që kam edhe bashkëshorten, kam edhe dy fëmijë, kam edhe 2 prindër që nuk janë më të rinj?”– është shprehur Gentian Zenelaj.


Gentian Zenelaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.