Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj, raportojnë mediat kosovare.
Sipas Indeksonline, personi që ka mbetur i vdekur është menaxheri i këngëtarit të njohur kosovar, Azet.
Ai ka qenë së bashku me një maqedonas ku mbrëmjen e djeshme kanë qenë në një nga klubet e Prishtinës.
Bëhet fjalë për Sefa Kaya, turk me shtetësi gjermane. Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku ne rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasoje e aksidentit një person (shoferi) ka humbur jetën’, ka thënë Ahmeti.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajete i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit e njësitit të trafikut, janë duke u marre me rastin.
“A.J mashkull 34 vjec, shtetas i Republikes se Maqedonisë së Veriut, ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete i viktimës dërgohet ne morg, ndërkohë që hetuesit e njësitit te trafikut, janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti.
